Dalin në dritë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi sot Tiranën, ku një djalë dhe një vajzë iu bë atentat me armë zjarri.
Për pasojë nga të shtënat humbi jetën 17-vjeçarja Griselda Gjinkola dhe u plagos rëndë Erjon Denga, 23 vjeç.
Dy të rinjtë ishin në një lidhje dashurie, por kishin vetëm pak kohë bashkë. Po ashtu mësohet se gjatë momentin kur ndodhi krimi ata ishin në një mjet tip ‘Benz A Class’ ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar i janë afruar dhe i kanë qëlluar me breshëri plumbash. Vajza mori 2 plumba në kokë, ndërsa djali në qafë dhe shpatull.
Për pasojë vajza humbi jetën në spital, ndërsa djali po i nënshtrohet një operacioni ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas policisë dyshohet se janë dy persona që kanë qëlluar ndaj të rinjëve. Dy të rinjtë ishin të veshur me të zeza dhe kanë qënë të maskuar kapuç.
Pasi janë qëlluar me armë zjarri, Erion Denga ka transportuar vetë në spital 17-vjeçaren. 23-vjeçari Erion Denga dhe Griselda Gjinkola dyshohet se ishin në një lidhje dashurie prej disa javësh.
Sipas burimeve nga policia dyshohet se 23 vjeçari Erion Denga para një jave ka pasur një konflikt me një grup të rinjsh. Ato kanë ngacmuar 17 vjeçaren dhe janë konfliktuar me 23 vjeçarin e plagosur.
Dy të rinjtë janë goditur brenda një makine. Po ashtu policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e bizneseve në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja. Sipas burimeve nga policia konfirmohet se dy të rinjtë nuk janë banorë të zonës.