Vaksinat kineze do izolojnë shqiptarët, Rama fajëson BE-në

Në konferencën e përbashkët me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, kryeministri Edi Rama përmendi edhe çështjen e lëvizjes në vendet e BE duke kërkuar ndërhyrjen nga ministri. Shqiptarët rrezikojnë izolimin, por Rama sërish e gjeti fajin te BE.

Rama tha se lëvizja e lirë në vendet e BE edhe e personave që kanë marrë vaksina kineze apo ruse është shumë e rëndësishme.

“Do të ishte shumë më e rëndë sesa shtyrja e vendimit për miratimin e kornizës negociuese të konferencës së parë ndërqeveritare pamundësimi i qytetarëve të Ballkanit për të udhëtuar në Europë normalisht për shkak të ndarjes së tyre në dy kategori, kategoria e atyre që kanë bërë vaksinë perëndimore dhe kategoria e atyre që kanë bërë vaksinë lindore. Unë shpresoj që të mos ndodhë kështu dhe uroj që ju dhe miqtë e tjerë të na ndihmoni që ta përçojmë këtë mesazh. Nuk ka arsye që të ndahen njerëzit në kategori kur bëhet fjalë për të drejtën e tyre të lëvizjes së lirë në bazë të rregullave”, u shpreh Rama.

‘Nuk mund të ndahen se njëri ka bërë Sinovac, tjetri Pfizer etj. BE është tempulli i demokracisë dhe politikës. Mendoj që BE nuk duhet të marrë peng askënd që jeton në këtë rajon, për shkak të firmës që ka bërë vaksinën. Ajo që ka të bëjë me lëvizjen në kushtet kur të gjithë kemi luftuar të dalim nga pandemia, dhe ne në Shqipëri ia kemi dalë, pasi u lamë vetëm, pasi të tjerët kishin halli e tyre.Objektivi i parë është të shpëtojmë jetën e njerëzve’, tha Rama më tej.

Exit mobile version