Valdet Rama pranë Balikesirspor

Valdet Rama në udhëkryq. Sulmuesi shqiptar që zyrtarisht i ka dhënë fund aventurës me Munchen 1860 në datën 1 korrik, nuk ka marrë ende asnjë vendim për të ardhmen. Në një postim të bërë në faqen e tij zyrtare në Facebook më 1 korrik, ai falënderoi tifozët bavarezë për mbështetjen dhe theksoi se për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme nuk arriti të jepte maksimumin me fanellën bardhekaltër. “Kam vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën time, por gjatë ditëve të ardhshme do ta bëj të ditur vendimin”, shkruan ndër të tjera Rama. Por cila është alternativa më konkrete për 28-vjeçarin e lindur në Mitrovicë?
Në Turqi janë të bindur se ai do të bashkohet me skuadrën e Balikesirspor. Është vetë presidenti i skuadrës, Feyyaz ai që hedh poshtë zërat mediatikë se sulmuesi nuk pa pranuar ofertën. Ai shprehet se palët janë ulur në tavolinë dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët, por shton se transferimi do të zyrtarizohet pasi të gjendet gjuha e përbashkët edhe për disa detaje. Balikesirspor luan në Ligën e Parë turke. Pasi siguroi ngjitjen mes më të mirëve në vitin 2014 u rikthye në ligën inferiore vetëm një sezon më pas dhe objektivi i radhës është ngjitja në kategorinë e më të mirëve.

Exit mobile version