Ernesto Valverde i thotë po ofertës së Barcelonës. Është gjithçka gati për kalimin e trajnerit aktual të Athletic Bilbaos te skuadra blaugrana. Valverde do të zëvendësojë te Barcelona Luis Enriquen dhe do të zyrtarizohet si trajneri i ri i katalanasve menjëherë pas përfundimit të finales së Kupës së Mbretit ndaj Alaves-it, sfidë e cila do të jetë e fundit për trajnerin asturian. Sipas mediave iberike, Valverde në ditët e ardhshme do të firmosë një kontratë 2- vjeçare me Barcelonën, pasi e ka fituar tashmë konkurrencën me ndihmësin e Luis Enriques, Juan Carlos Unzue dhe trajnerin aktual të Kilin Juan Antonio Pizzi. 53-vjeçari nga Caceres do të lërë kështu Athletic Bilbaon pas 4 sezonesh për të ndërrmarë hapin e tij të madh në karrierë. Valverde pëlqehej shumë nga presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe ky i fundit ka vendosur të emërojë pikërisht trajnerin aktual të Bilbaos në krye të skuadrës së tij për dy sezonet që do të vinë.
Kryesore
Continue to the category“Veliaj ka nisur t’i bëj presion”, Basha i përgjigjet Ramës: Ruhu...
Drejtuesi Politikë i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka vijuar me përgjigjet ironike ndaj kryeministrit Rama.
Kësaj radhe Basha i përgjigjet bashkë me kandidatin për deputet...