Ernesto Valverde i thotë po ofertës së Barcelonës. Është gjithçka gati për kalimin e trajnerit aktual të Athletic Bilbaos te skuadra blaugrana. Valverde do të zëvendësojë te Barcelona Luis Enriquen dhe do të zyrtarizohet si trajneri i ri i katalanasve menjëherë pas përfundimit të finales së Kupës së Mbretit ndaj Alaves-it, sfidë e cila do të jetë e fundit për trajnerin asturian. Sipas mediave iberike, Valverde në ditët e ardhshme do të firmosë një kontratë 2- vjeçare me Barcelonën, pasi e ka fituar tashmë konkurrencën me ndihmësin e Luis Enriques, Juan Carlos Unzue dhe trajnerin aktual të Kilin Juan Antonio Pizzi. 53-vjeçari nga Caceres do të lërë kështu Athletic Bilbaon pas 4 sezonesh për të ndërrmarë hapin e tij të madh në karrierë. Valverde pëlqehej shumë nga presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe ky i fundit ka vendosur të emërojë pikërisht trajnerin aktual të Bilbaos në krye të skuadrës së tij për dy sezonet që do të vinë.