VanHorn takim me drejtuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë! Ambasada: Diskutuan sesi një klimë e favorshme investimi mund të sjellë prani më të madhe të SHBA në ekonominë vendase

E Ngarkuara me Punë  e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

 

Ambasada amerikane, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të ShBA në ekonominë vendase dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë.

Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim frytdhënës me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të ShBA në ekonominë vendase dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë. Ne vlerësojmë mbrojtjen e Dhomës Amerikane në emër të bizneseve amerikane.

Exit mobile version