Varane: Ja pse e refuzova Manchester United

Rahael Varane sqaron arsyet se përse i tha jo Man.United. Gjatë merktos verore, qendërmbrojtësi i Realit të Madridit ishte në qendër të vëmendjes nga ana e trajnerit të “Djajve të Kuq” Jose Mourinho. Portugezi i bëri disa oferta të kënaqshme francezit në mënyrë që ta bindte të transferohej në “Old Trafold”, por në fund 23-vjeçari vendosi të qëndronte në Madrid. Në një intervistë të dhënë Varane sqaron arsyet e vendimit të tij.
“Është e vështirë t’i thuash jo një njeriu si Jose Mourinho, pasi ishte pikërisht ai që më dha besim dhe zbuloi aftësitë e mia në mbrojtje. Sidoqoftë në jetë njeriu duhet të marrë disa vendime dhe unë vendosa të qëndroj tek Reali i Madridit, pasi ndihem si në shtëpinë time këtu. Drejtuesit e klubit kanë besim tek aftësitë e mia dhe unë i kam premtuar se nuk do t’i zhgënjej ata”.
Më pas, francezi iu referua dhe trajnerit të “Los Blancos”, Zinedine Zidane. Mbrojtësi deklaroi se në një bisedë që pati zhvilluar me të, 44-vjeçari i kishte kërkuar të mos largohej, pasi është një element shumë i rëndësishëm për Realin në repartin e prapavijës.
“Zidane më siguroi se unë jam një element shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe ky fakt më gëzon, pasi jam pjesë e një klubi të madh. Që në momentin që trajneri më ofroi garanci nuk pata më dyshime mbi të ardhmen time”, përfundoi Varane.
Sam Allardyce debutoi me fitore në stolin e Anglisë në ndeshjen e parë zyrtare, pas suksesit 1-0 të regjistruar në fushën e Sllovakisë. Megjithë triumfin e parë në kualifikueset drejt Botërorit 2018, “Tre Luanët” vuajtën pasi sfida në Trnava u vendos nga goli i Adam Lallana në minutën e 5-të të kohës shtesë.
“Duhej të fitonim përballë një kundërshtari në inferioritet numerik. E merituam këtë sukses, duke qenë se e dominuam ndeshjen. Megjithatë, skuadra nuk ishte aq e saktë përpara portës sa prisja, edhe pse kundërshtarët menduan më tepër për t’u mbrojtur. Na anuluan padrejtësisht golin e Walcott, goditëm shtyllën dhe në sekondat e fundit Lallana realizoi golin e fitores dhe të parin personal me fanellën e Anglisë. Ky sukses na vendos në rrugë të mbarë për të vazhduar përpara dhe për t’u përmirësuar”.
Më tej, Allardyce foli edhe për detyrën si trajner i përfaqësueses së Anglisë. “Kjo është detyra më e rëndësishme në karrierën time. Kur drejton ekipin Kombëtar, e ke të qartë që të gjithë i kanë sytë nga kjo skuadër. Mora shumë mesazhe urimi nga i gjithë vendi dhe e kam të qartë se tifozët tanë ishin në ankth deri në fundin e ndeshjes, por me golin e shënuar tashmë janë të gjithë të lumtur”, u shpreh Allardyce.

Artikulli paraprakHysaj e Celina, mes yjeve të rinj
Artikulli tjetërUEFA: 2015 uli humbjet për klubet europiane