“Vardy vinte i dehur në stërvitje”

Suksesi i Leicester City është një ëndërr e bërë realitet. Por, si për ta bërë edhe më të veçantë sukesin e tyre, është historia që mbart mbi supe secili prej futbollistëve të këtij ekipi. E sigurisht që në krye qëndron sulmuesi Jamie Vardy. Deri përpara një viti askush nuk e njihte atë. Disa sezone më parë aktivizohej në radhët e Fleetwood Town, ekip që militon në kategorinë e dytë në Angli, e më pas për t’u transferuar tek “Dhelprat”. Në harkun kohor  të një viti është shndërruar në një sulmues të jashtëzakonshëm, duke ndihmuar skuadrën në arritjen e titullit kampion.
Por, aventura e tij tek kampionët e Anglisë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe këtë fakt e konfirmon Zëvendës/presidenti i Leicester. “E transferuam nga klubi i Fleetwood Town. Fakti që ai vinte nga një kategori më inferiore e lejontë atë të konsumonte alkool pothuajse çdo ditë. Unë nuk isha në dijeni të këtij fakti, derisa një ditë më njoftuan se ai vinte i dehur në stërvitje. Vendosja të flisja më të dhe më tha se nuk dinte se çfarë të bëntë me aq shumë para. Por, më premtoi se nuk do të pinte më dhe kështu ndodhi. Unë besoja shumë tek aftësitë e tij, por se do të arrinte një shpërthim të tillë brenda një viti, këtë nuk e prisja”, u shpreh ai.
Merkato e verës pritet të jetë shumë e nxehtë për sulmuesin Jamie Vardy. Shumë klube të mëdha janë vënë në ndjekje të tij dhe duket se ofertat për ta bindur 29-vjeçarin do të kapin shifra stratosferike. Sidoqoftë deri atëherë Vardy do t’i kënaqet suksesit të arritur me fanellën e Leicester.
Ndërkohë, trajneri i Chelseat, Guus Hiddink ka qenë i pari që i ka dhënë lajmin Ranierit për fitimin e Kampionatit. Hiddink në konferencën pas ndeshjes deklaroi se menjëherë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit kryesor ka marrë një telefonatë nga trajneri i Leicester, Claudio Ranieri. Holandezi që do t’i lirojë vendin një tjetër italiani pas dy javësh, tha se Ranieri e kishte falënderuar që skuadra e tij nuk u dorëzua edhe pas dy golash disavantazh.
“Menjëherë pas ndeshjes, disa minuta pas xhudos, mora një telefonatë nga Ranieri. Ai më falënderoi që luftuam deri në fund, për lojën që bëmë, sidomos në pjesën e dytë. E urova atë për titullin. Ata e merituan”, deklaroi Hiddink.
Tekniku holandez mendon se, Ranieri ishte duke qarë në momentin, kur e kishte telefonuar. “Nuk pashë asnjë lot, sepse nuk ishim përballë njëri-tjetrit, por e dallova nga zëri që ai ishte shumë i emocionuar. Më tha 5 herë faleminderit”, shtoi Hiddinik.

Exit mobile version