Nga Kastriot ISLAMI
Qeveria është me pushime, duke i lënë qytetarët të braktisur të përballen me një “valë të tretë” të COVID-19, të variantit DELTA. Gjëndja po përkeqësohet cdo ditë për të arritur me shumë gjasa, në fund të gushtit në një numër të frikshëm…
Situata ka filluar të përkeqësohet që nga fillimi i korrikut 2021, por ajo është bërë e frikshme gjatë muajit gusht 2021. Më konkretisht, në javën e parë të gushtit, ajo është rritur nga vlera 246 të infektuar/javë në 1 gusht, në 649 të infektuar/javë në 7 gusht 2021, pra është rritur rreth 2,64 herë. Rritja 15-ditore në muajin gusht 2021 është nga 649 te infektuar/javë në 2033 infektuar/javë në 15 gusht 2021, duke u rritur me 3,14 herë.
Nëse kjo tendencë vazhdon (dhe gjasat janë të vazhdojë) atëherë në 31 gusht shifra e të infektuarëve mund të arrijë e madje të tejkalojë e shifrat e frikshme të të infektuarëve gjatë muajve nëntor-dhjetor 2020… Po ashtu shifra e rasteve aktive, në vlerën 2810 raste, vlera e rasteve aktive është rritur duke u afruar shifrave të mesit të majit 2021…
Kjo situatë e përkeqësuar ka ardhur sepse qeveria i ka braktisur qytetarët. “Lideri global” ka braktisur qeverisjen dhe qytetarët e vëndit të tij, duke i lënë ata në mëshirë të fatit. Ndërkohë që përmes mashtrimeve e keqpdorimit të angazhimeve e detyrimeve të vendit e shqiptarëve ndaj NATO, BE e SHBA… ai përpiqet me të gjitha marifetet e të qëndrojë në pushtet, duke u kapur me thonj pas kolltukut personal…për ti shpëtuar drejtësië…