Vartësi i Ramës nxjerr sekretet për 51 prokurorë dhe gjyqtarë, kush janë

Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, DSIK ka publikuar sekretet për 51 prokurorë dhe gjyqtarë të sistemit të drejtësisë, të cilët kanë kaluar në filtrat e procesit të Vettingut. Plot 28 prokurorë dhe gjyqtarë deklasifikohen plotësisht, ndërsa për 23 të tjera do të deklasifikohen plotësisht nga statusi sekret që kanë patur deri më sot. Vendimi është marrë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) nga drejtori Dorjan Tola, varftës direkt i Edi Ramës.
Lista e prokurorëve dhe gjyqtarëve që do t’u nxirren sekretet hapet me prokurorin Adnand Kosova, i cili u konfirmua në detyrë nga KPK-ja. Pjesë e listës janë edhe emra shumë të njohur si Artur Selmani, Anton Martini, Artur Kalaja, apo Besim Hajdarmataj, prokurori që udhëhoqi hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe që së fundi, me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u rrëzua vendimi i transferimit të tij nga prokurorja e përgjithshme, Arta Marku, duke e kthyer sërish te Krimet e Rënda.
Por nuk do të hapen plotësisht sekretet e ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla i cili është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë, apo ish-kryetari i Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela, që u shkarkua nga detyra nga KPK-ja më 8 janar 2019. Sipas drejtorit Dorian Tola, seketet do të publikohen në Fletoren Zyrtare dhe në faqen zyrtare të internetit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).
Vendimi i DSIK
BIBLIOGRAFIA E INFORMACIONIT TË DEKLASIFIKUAR NË DREJTORINË E SIGURIMIT TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR (DSIK)
Datë 17.1.2019 Bazuar në ligjin nr. 8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar ‘Sekret shtetëror’”, i ndryshuar, në vendimin e Këshillit të Ministrave, nr. 662, datë 15.11.2017, “Për miratimin e rregullores për deklasifikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar ‘Sekret shtetëror”’ dhe udhëzimin e drejtorit të DSIK-së, nr. 99, datë 13.4.2018 “Për zbatimin e vendimit nr. 662, datë 15.11.2017 ‘Për miratimin e rregullores për deklasifikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar

‘Sekret shtetëror””, Komisioni i Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit të Informacionit të Klasifikuar “Sekret shtetëror” (KDZH) në DSIK ka deklasifikuar informacionet e klasifikuara “Sekret shtetëror”, si më poshtë:
a) Deklasifikoi plotësisht informacionet e mëposhtme:
1. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11597, datë 27.10.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Adnand Çerçiz Kosova”, niveli “Sekret”.
2. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 12328, datë 2.11.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Petrit Telo Çano”, niveli “Sekret”.
3. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 9221, datë 18.9.2018, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Artur Skënder Selmani”, niveli “Sekret”.
4. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11565, datë 27.10.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Emona Shpëtim Muçi”, niveli “Sekret”.
5. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11620, datë 27.10.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Roland Muhedin Jaupaj”, niveli “Sekret”.
6. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 12372, datë 2.11.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Anton Lazer Martini”, niveli “Sekret”.
7. Raportin e Grupit të Punës në DSIK nr. 12424, datë 02.11.2017 “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Artan Sulejman Madani”, niveli “Sekret”.
8. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11850, datë 31.10.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Sonila Shkëlzen Muhametaj”, niveli “Sekret”.
9. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11615, datë 27.10.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Gentian Shpëtim Jahjolli”, niveli “Sekret”.

10. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 12504, datë 2.11.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Alfred Bashkim Agolli”, niveli “Sekret”. 1
1. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 12370, datë 2.11.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Njazi Ramazan Seferi, niveli “Sekret”.
12. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 12053, datë 2.11.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Artor Luftim Ylli”, niveli “Sekret”.
13. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11405, datë 26.10.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Fiona Theodhor Papajorgji”, niveli “Sekret”.
14. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11874, datë 31.10.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Artur Sadik Kalaja”, niveli “Sekret”.
15. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 12241, datë 2.11.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Hajrie Merxhan Muçmata”, niveli “Sekret”.
16. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11742, datë 30.10.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Vladimir Ramiz Mara”, niveli “Sekret”.
17. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11887, datë 31.10.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Saida Lumner Dollani”, niveli “Sekret”.
18. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11609, datë 27.10.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Eriol Ilir Roshi”, niveli “Sekret”.
19. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11712, datë 30.10.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Brunilda Lumturi Malo (Orhani)”, niveli “Sekret”.
20. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 12011, datë 2.11.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Idriz Shaban Mulkurti”, niveli “Sekret”.
21. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11861, datë 31.10.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Arben Sabri Qosja”, niveli “Sekret”.

22. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11854, datë 31.10.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Besim Isa Hajdarmataj”, niveli “Sekret”.
23. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11558, datë 27.10.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Dhimitër Aleksandër Lara”, niveli “Sekret”.
24. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11799, datë 31.10.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Gurali Mitat Brahimllari”, niveli “Sekret”.
25. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11788, datë 31.10.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Albana Burhan Boksi”, niveli “Sekret”.
26. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 12321, datë 2.11.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Rexhep Hasan Bekteshi”, niveli “Sekret”.
27. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11870, datë 31.10.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Enkeledi Enver Hajro”, niveli “Sekret”.
28. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 12041, datë 2.11.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Enkeleda Spiro Millonai”, niveli “Sekret”.
b) Deklasifikoi pjesërisht informacionet e mëposhtme:
1. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 9218, datë 18.9.2018, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Luan Mehmet Dervishi”, niveli “Sekret”.
2. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 7735, datë 24.7.2018, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Alltun Kajtaz Çela”, niveli “Sekret”.
3. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 9289, datë 20.9.2018, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Agron Sabahedin Vavla”, niveli “Sekret”.

4. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 9404, datë 25.9.2018, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Simon Dedë Pashuku”, niveli “Sekret”.
5. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 10490, datë 15.10.2018, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Artan Ibrahim Çupi”, niveli “Sekret”.
6. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11034, datë 25.10.2018, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Enton Jorgji Dhimitri”, niveli “Sekret”.
7. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 10705, datë 18.10.2018, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Ardian Gjergj Nezha”, niveli “Sekret”.
8. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 10955, datë 23.10.2018, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Alfred Nezir Gjoni”, niveli “Sekret”.
9. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11129, datë 29.10.2018, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Admir Arif Belishta”, niveli “Sekret”. 10. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 12513, datë 2.11.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Adriatik Xhemal
Llalla”, niveli “Sekret”.
11. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 10910, datë 23.10.2018, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Edison Xhemal Ademi”, niveli “Sekret”.
12. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11711, datë 9.11.2018, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Izet Alai Kadana”, niveli “Sekret”.
13. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11776, datë 9.11.2018, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Enton Jorgji Dhimitri”, niveli “Sekret”.
14. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr.12129, datë 2.11.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Besnik Babaçe Imeraj”, niveli “Sekret”.

15. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr.11918, datë 14.11.2018, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Shpëtim Murat Kurti”, niveli “Sekret”.
16. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 11910, datë 13.11.2018, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Hajrie Merxhan Muçmata (Mata)”, niveli “Sekret”.
17. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 12544, datë 2.11.2018, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Ana Naun Golloshi”, niveli “Sekret”.
18. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 12650, datë 11.12.2018, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Fatmir Myslim Lushi”, niveli “Sekret”.
19. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 12551, datë 2.11.2017, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Përparim Lefter Kulluri”, niveli “Sekret”.
20. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 12646, datë 7.12.2018, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Anita Bujar Mici”, niveli “Sekret”.
21. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 12554, datë 2.11.2017, dhe nr. 12601, datë 05.12.2018 “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Alaudin Hasan Malaj”, niveli “Sekret”.
22. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr. 12775, datë 18.12.2018, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Enrik Sulo Haxhiraj”, niveli “Sekret”.
23. Raportin e Grupit të Punës në DSIK, nr.12776, datë 18.12.2018, “Mbi kontrollin e figurës të subjektit të rivlerësimit Admir Arif Belishta”, niveli “Sekret”.
c) Publikimi i Bibliografisë të bëhet në Fletoren Zyrtare dhe në faqen zyrtare të internetit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).

DREJTORI
Dorian Tola

“Boldnews.al”

drejtori

Artikulli paraprak115 familje të izoluara nga bora në Dibër!
Artikulli tjetërE papreçedentë, çerdhe pa energji elektrike dhe ngrohje!