Vasili: Demokracia në rrezikun më të madh

 

“Kryeministri është edhe kryeprokuror!” Kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, e ka përmbledhur me vetëm 4 radhë, frytin që prodhoi nisma e qeverisë për zgjedhjen e njëanshme të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. “Sot Vettingu vdiq! – shkruan Vasili. – Deputetë të kapur të Edi Ramës zgjedhin kryeprokurorin e partisë pa Veting. Kryeministri është sot edhe kryeprokuror. Demokracia, në rrezikun më të madh”. Deklarata e Vasilit vjen në kulmin e një dite zhvillimesh të furishme politike, kur palët janë angazhuar për ta vijuar më tej përballjen: Grupet parlamentare të PD dhe LSI janë mbledhur sëbashku për të marrë vendim se çfarë hapash do të ndjekin në vijim, përfshirë diskutimin e propozimit të Berishës për djegien e mandatave dhe nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar daljen në një konferencë shtypi.

Artikulli paraprakKoncesionet, tranferohen 221 milionë euro
Artikulli tjetërNuk do ta lëmë të ardhmen në duart e krimit