Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ka drejtuar një mesazh si paralajmërim, kreut të qeverisë, Edi Ramës. Vasili është nxitur nga skandali më i fundit , ai lidhur me kompaninë fantazëm në Unazën e Re tek i thotë: “Pastro para Kryeministër, nxive ekonominë dhe faqen, por fundi është shumë afër”.
Opozita e bashkuar e akuzoi kryeministrin Edi Rama që me shpalljen e tenderit të Unazës së Re dhe shembjen që u parashikuan të banesave dhe bizneseve në gjurmën e saj, se aty fshihej një aferë e madhe korruptive. Javët e fundit kjo aferë u zbulua: kompania DH Albania rezultoi offshore dhe Prokuroria ka nisur hetimet për ata që fshihen pas saj. Pavarësisht kësaj, opozita ka shprehur gjithnjë bindjen se pas kësja kompania fshihen Rama dhe klientët e tij.