
Pasi kallëzimit që presidenti Ilir Meta depozitoi sot në SPAK kundër ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe dy vartësve të saj, nën akuzën e shpërdorimit të detyrën, ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili ka publikuar edhe dokumentat që ka falsifikuar e manipuluar për Gjykatën Kushtetuese!
“Ministrja e drejtësisë shumë memece për dokumentat që ka falsifikuar e manipuluar për Gjykatën Kushtetuese !?
Po e njëjta Ministre shumë llafazane për moralin e saj, që ngrihet lartë e shumë më lartë akoma… e për të cilin nuk kemi asnjë dyshim…!
Edhe shumë memece. edhe shumë llafazane, edhe me shumë qejf me bishtin e flamurit të shqepur të reformës në drejtësi në dorë.
Ja edhe dokumentet se mbase memeces i vjen goja…”, shkruan Vasili në reagimin e tij.