Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka reaguar pas inspektimit të sotëm të kryeministrit Rama në ambientet e QSUT-së.
Ai shprehet se kryeministri duhet t’ja lërë në dorë specialistëve, “kjo është një kohë që nuk mban hi sysh, shqiptarët kërkojnë siguri dhe garanci”, tha Vasili.
“Sot gjithologu i cili vetëm bën inpsektimin me Ministren e Shëndetësisë që nuk ka të bëjë me këtë çështje futet në një godinë e cila nuk duhet të ishte në funksion. Kush i jep sigurinë e kësaj ndërtese.
Katër kate vazhdojnë punë, kush e mban përgjegjësinë. E njëjta gjë po ndodh me shkollat në Tiranë. Kjo situatë është situatë skandaloze dhe tregon qartë se këta njerëz nuk mbajnë përgjegjësi kur bëhet fjalë për jetë njërëzish”, tha Vasili.