Vasili: Shqipërinë e qeveris një i çmendur

Me tone të ashpra, kreu i LSI, Petrit Vasili sulmoi Ramën dhe PS dje, ndërsa deklaroi se Shqipëria në këto katër vite është qeverisur nga një i çmendur. Ai akuzoi Ramën për lidhje me krimin dhe drogën, ndërsa përmendi skandalet e aferat korruptive me konçesionet e tenderat abuzivë. “Do doja të përqafoja të gjithë Shqipërinë, është dita jonë e madhe. Ky shesh nuk ka parë kurrë një festë kaq madhështore. Sot është dita që ne kthejmë përgjigjen e madhe për një plan të madh. Ne kemi një plan për Shqipërinë, për uljen e taksave, që i bën shqiptarët më të begatë, të mos punojnë për oligarkët, të mos punojnë më për tepsinë. Qindra e mijëra të rinj presin 25 qershorin për të vënë në vend dinjitetin, ky është plani për Shqipërinë, për një Shqipëri ndryshe, për një Shqipëri të lirë. Ky është plani që ndryshon shteti, jo shteti që fut në burg, jo shteti që merr gjakun e pagave tuaja dhe ua jep oligrakëve. Është koha për të ngritur republikën e të rinjve jo republikën e re. Ne kemi një plan për të gjithë. Kemi taksa të ulta, të rinjtë të parët, të tjerët kanë drogë, gjoba, plehra, konçesione. Vendi ka nevojë për autostrada zhvillimi. Të tjerët kanë tepsinë, Shqipëria ka nevojë për një plan. Të ndahemi nga Shqipëria që e qeveris një i çmendur”, deklaroi Vasili.

Exit mobile version