Vata shpëton klubin gjerman nga falimenti

Fatmir Vata po udhëheq një grup të krijuar për të shpëtuar klubin e FC Gutersloh nga falimentimi. Skuadra e Oberliga Vestfalen (kategoria e 5 gjermane), ku Vata është njëkohësisht edhe trajner, ka mbetur pa financues dhe nuk paguante detyrimet prej disa muajsh, edhe pse bëhej fjalë për shuma të vogla, duke llogaritur që ajo gjendet në ligat e ulëta të futbollit gjerman. Bashkë me asistentin e tij, Mark Hant, si dhe disa shokë të tjerë, ai ka arritur të mbledhë 20 mijë euro për të shlyer disa detyrime dhe për të mbajtur gjallë këtë klub të vogël.
“Rreth 10 mijë euro u hodhën në llogarinë ‘Shpëtoni Gutersloh’ ndërsa pjesa tjetër u përdor për të paguar detyrimet e muajit dhjetor, shpjegoi Vata. Ishte një ndeshje miqësore e organizuar ndaj SC Preusen Mynster, që solli të ardhura të ndjeshme për klubin, i cili pak kohë më parë plotësoi formularin e falimentimit.
“Për momentin na kanë mbetur edhe 1500 euro”, tregoi Vata. “Shpresoj të sigurojmë më shumë, çdo cent që mbledhim shkon për Guntersloh”, shpjegoi ish-futbollisti i kombëtares, i cili ishte ai që organizoi edhe miqësoren falë kontakteve që mban me trajnerin e Mynsterit, Beno Mohlman, nën urdhrat e të cilit ka qenë për disa vite gjatë karrierës si futbollist te Arminia Bilefeld.

Artikulli paraprak“Football Menager” parashikon fituesin e Champions
Artikulli tjetërBajerni i përçarë