“Vatikani” brenda Tiranës, juristi i njohur: S’e lejon kushtetuta, nuk mund të hidhet as në referendum!

Avokati Jordan Daci ka folur lidhur me krijimin e një shteti sovran bektashi brenda Shqipërisë. Ai deklaroi se kjo gjë nuk mund të realizohet pasi ekzistenca e shtetit nuk mund të ndryshohet me Kushtetutë e madje nuk mund të hidhet as në referendum.

“Neni 1 është pjesë e preambulës, që do të thotë është përpjekje shekullore e jona për të krijuar shtetin e pavarur, e shprehet edhe për bashkim kombëtar. Neni 1 nuk është një nen që hajde se po bëjmë një shtet kushtetues, pasi nëse ndryshon këtë nen, ti këtë kushtetutë e hedh në plehra.

Problemi tjetër është se kjo edhe në referendum kjo nuk guxon të shtrohet, pasi ti me këtë vë në pikëpyetje ekzistencën e atij të cilin ti po e thërret në referendum. Referendumet kanë disa pika të ndaluara për tu realizuar. Si referendumi për denoncimin e traktatit ndërkombëtar, nuk lejohet, sepse i bie që marrëdhëniet që kemi me vende të caktuara, mund të ndryshojë sipas orekseve të caktuara”, tha Daci për “Euronews Albania”.

Exit mobile version