“Vatra” mbështet protestën anti-Soros të dielën para Shtëpisë së Bardhë

Të dielën më 7 Korrik 2019, në orën 12.00 .P.M. para Shtëpisë së Bardhë në Washington D.C. një grup shoqatash nga komuniteti shqiptar në Amerikë do të protestojnë kundër instalimit të diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri, ku një Parti e vetme, ajo socialiste, ka uzurpuar të gjithë institucionet, përfshirë dhe Drejtësinë.

Organizatorët i kanë bërë thirrje degës së Vatrës në Michigan, që të bëhet pjesë e kësaj proteste, e cila ka në fokusin e saj denoncimin e pushtetit absolut, korrupsionit, vjedhjes së votave, mungesën e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore, si dhe kundër ndikimit të manjatit demokrat George Soros, i cili është denoncuar nga Presidenti i Shqipërisë për financimin e destabilizimit të Shqipërisë.

Organizatorët kanë thënë se: Të Dielën me 7 Korrik, ora 12 e mesditës, “do të bëjnë një tubim para Shtëpisë së Bardhë ku do ti kërkohet presidentit Donald Trump të shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, ne do të tubojmë per të kërkuar dhe njëherë lidershipin e Presidentit te SHBA për Shqipërinë.T’i kërkojmë Presidentit Trump të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros që të rikthejë komunizmin në Shqipëri!”

Dega e Vatrës në Michigan ka publikuar në rrjetet sociale deklaratën e saj të mëposhtme:
Deklarate : Dega e Vatres Michigan, eshte ftuar nga komuniteti Shqiptare dhe nga disa shoqata, per te marre pjese ne protesten paqsore para Shtepise te Bardhe ne Washington DC.
Protesta organizohet kete te diele me daten 7 Korrik 2019, ne oren 12 te mesdites, kunder rregjimit neo komunist, qe po instalohet ne Shqiperi, te cilet nuk po pyesin me, as per Kushtetute, as per president as per opozite dhe as per popull.

Dega e Vatres Michigan i ben thirrjes gjithe antareve te Vatres kudo qe ndodhen, ti bashkangjiten kesaj proteste kunder oligarkise dhe pushtetit krimit ne Shqiperi. 
Zoti i bekofte gjithe Shqiptaret kudo qe jane.
Zoti i bekofte Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Per Degen e Vatres Michigan
Kryetari 
Mondi Rakaj

65867382 638412493324391 6530054408389001216 o

Artikulli paraprakTërbohet Llesh kimiku/ Policia rrëmben mësuesin në mes të natës në sy të fëmijëve pa asnjë shkak
Artikulli tjetërMerkel flet për zgjerimin e BE në Ballkan pasi përzë Ramën nga podiumi