Ministria e Energjisë dhe Industrisë duket se në fund të 4-vjeçarit nuk i ka rezistuar tundimit për të dhënë një seri koncesionesh. Bëhet fjalë për një seri hidrocentralesh. Pas Kalivaçit, Grabovës, Bushtricës dhe Lunikut listës i shtohet tashmë edhe hidrocentrali i Kukurit në zonën e Gramshit. Sipas Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë bëhet fjalë për një koncesion në formën e partneritetit publik privat dhe me të drejtë shfrytëzimi për 35 vjet. “Interesi për shfrytëzimin hidroenergjetik është për pellgun ujëmbledhës të lumenjve të Gribës, Zanit dhe Kishovicës nga burimet e deri në bashkimin e tyre në kuotën 455 metër mbi nivelin e detit duke respektuar kushtet teknike të projektimit dhe moscenimit të objekteve që parashikohen të ndërtohen në këtë pellg ujëmbledhës”, thuhet në dokumentin e ministrisë. Gjithsesi në të njëjtin pellg ujëmbledhës tashmë janë të paktën katër hidrocentrale të tjera që i janë dhënë të njëjtës kompani. Pjesën më të madhe të pikëve në vlerësimin e ofertave do ta ketë fuqia e instaluar. Operatorët e interesuar duhet të paraqesin ofertat e tyre deri më 10 korrik.
Kryesore
Continue to the categoryBasha përkujton Masakrën e Reçakut: Simbol i sakrificës për liri dhe...
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë 45 civilë të pafajshëm. Në një...