Vazhdojnë lajmet e mira nga Kina

WUHAN, CHINA - MARCH 10: (CHINA OUT) Medical professionals pose for photos as the last batch of COVID-19 patients are discharged from Wuchang Fang Cang makeshift hospital on March 10, 2020 in Wuhan, Hubei province, China. As the number of Coronavirus patients drops, the city has closed 14 temporary hospitals. (Photo by Stringer/Getty Images)

Kina vazhdon të mbetet deri më tani vendi më i prekur nga koronavirusi dhe numrit të jetëve të humbura. Nga fillimi i pandemisë në dhjetor të vitit të shkuar, në KInë janë infektuar 80,796 persona ndërsa 3,169 kanë humbur jetën.

Por ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po regjistrojnë rritje të rasteve, shkalla e rasteve të reja në Kinë është ngadalësuar ndjeshëm.

Provinca Hubei e Kinës, epiqendra e pandemisë, raportonte mijëra infeksione në ditë vetëm disa javë më parë. Ndërsa, ditën e djeshme u regjistruar vetëm 8 raste të reja, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në vend.

Të Martën, Presidenti Kinez Xi Jinping bëri vizitën e tij të parë Hubei që kur nisi përhapja e sëmundjes më shumë se dy muaj më parë, një shenjë e dukshme e besimit se masat parandaluese të vendit, përfshirë kufizimet e udhëtimit, kanë filluar të japin rezultat.

Autoritetet Hubei thanë në një deklaratë të Mërkurën se qeveria do t’i lejojë gradualisht bizneset që të rihapin qepenat si dhe së shpejti do të kthehet edhe transporti publik.

Kjo do të ndihmojë ekonominë e goditur të vendit. Vendimi i Pekinit për të mbajtur fabrikat e mbyllura dhe për të kufizuar lëvizjen e dhjetëra miliona njerëzve ka prekur gjithçka, nga shitja e pronave, deri tek operacionet e biznesit lokal dhe zinxhirët kryesorë të furnizimit në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Exit mobile version