Vazhdon maskarada, kamikazët e Ramës në KQZ shtojnë sërish votat…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndryshuar sërish shifrën e pjesëmarrësve në votimet e 30 qershorit. E ndërsa në ditën e votimeve, kamikazët e Ramës në KQZ e rritën me 100 mijë numrin e votave nga ora 18:00 deri në 19:00, kohë kur mbyllej procesi, edhe pse në asnjë qendër votimi nuk kishte rradhë njerëzish që prisnin të votonin, duket se shifra e publikuar prej 771893 nuk ka kënaqur Rilindjen.

Së fundmi KQZ ka nxjerrë një tjetër shifër, duke çuar numrin e pjesëmarrësve në 812249 votues. Pra nga 21.6 % që deklaroi më 30 qershor, 3 ditë pas votimeve deklarohet se pjesëmarrja ishte 22.9 %.

Referuar të dhënave nga KQZ, forca e parë në votimet e 30 qershorit është Partia Socialiste, ndërsa si forcë e dytë është PDS e drejtuar nga Paskal Milo, e cila do të ketë numrin më të madh të këshilltarëve në këshillat bashkiake pas socialistëve.

Ndërkohë që KQZ nuk ka publikuar votat e pavlefshme, që janë me mijëra në rang vendi, duke ngritur dyshimet mbi procesin edhe për shkak të transparencës.

Opozita ka deklaruar se pjesëmarrja në votime ishte vetëm 15 %, duke akuzuar KQZ për manipulimin e shifrave. Ndërkohë mediat, por edhe në rrjetet sociale, janë denoncuar raste kur numri i votave të gjetura në kuti nuk përputhej me atë të votuesve që kishin marrë pjesë në proces.

Artikulli paraprakGeorge Soros accused by Albania’s president of ‘conspiracy’ aimed at destabilizing country
Artikulli tjetërLlogaritë e hapura të krizës