Vazhdon protesta e nxënësve dhe prindërve në Fier, Baçi thirrje banorëve të mos pranojnë…

Një protestë që ka shumë ditë që ka filluar, kur në mënyrë të pa spjegushme, drejtuesit e Bashkisë Fier, e prishën godinën nën preteksin e dëmtimit nga tërmeti.

Për këtë ngjarje ka reaguar sot edhe kreu i PD Fier, Luan Baçi, i cili u bën thirrje banorëve të Darzezës të Povelçës dhe Fierit, të mos kenë frikë, të mos e pranojnë këtë sjellje të pa përgjegjshme të kryebashkiakut të vetëemëruar dhe jo legjitim.

Banoret e Darzezës, spjegojnë se kjo gje nuk ishte aspak e vertet dhe ata thone, dy jane arsyet:

Ose kane parashikuar qe kete toke ta marrin vet, per investime private te tyre.

Ose për teë marrë 30 % e tenderit që ta bëjnë shkollën nga e para, pa qenë e nevojshme një gjë e tillë.

Gjithsesi, në vazhdim nxenesit, i dergojne ne nje fshat tjeter, ne mjete trasporti te pa pershtatshem, ku ne nje autobus 13 vendsh, ulen 40 femije dhe autobuzi eshte i ftohte akull.
Edhe sot nxenesit e ketij fshati, nuk iken ne shkolle, ata vazhdojne bojkotin e mesimit, por askush nuk interesohet per ta.

“Kryetari i vetemeruar i Bashkisë, Subashi, nuk denjon te vejë t’i takojë banoret, megjithse ata i kërkojneë vazhdimisht takim dhe zgjidhje të problemit.

Arroganca e tij e pa krahasushme, pa pergjegjshmeria e tij e pa imagjinushme.

Pavarsishte presioneve, shantazheve qe bejne çdo dite mbi qytetaret dhe frikes qe kerkojne te mbjellin.

I bej thirrje banorëve të Darzezës të Povelçës dhe Fierit, të mos kenë frikë, të mos e pranojnë këtë sjellje të pa përgjegjshme të kryebashkiakut të vetëemëruar dhe jo legjitim.

Te ngrihen ne protesta te fuqishme, te reagojme te gjithe sebashku, te mos e lejojme, te abuzoj me femijet tane, me jetet tona.

Te mos e lejojme te vjedh dhe te pasurohet çdo dite e me shume, me djersen e qytetareve Fierak.
Bashke jemi te forte”, shkruan kreu i PD Fier, Luan Baçi.

Exit mobile version