Vdekja e Enea Ftojit nga torturat në Komisariat, prindërit: Do të bëjmë zhvarrosjen e trupit

Strukturat shtetërore po tentojnë të “lajnë duart” me vdekjen e Enea Ftojit nga torturat në ambientet e Policisë së Korçës. Sot zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, zëvendësdrejtorja e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj dhe Drejtorja e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Anila Trimi ishin në familjen e të ndjerit, sipas tyre, për të ofruar mbështetje dhe ndihmë, në bashkëpunim me pushtetin lokal.
Familjarët u kanë kaërkuar atyrë që të vihen para drejtësisë policët që i shkaktuan vdekjen 28 vjeçarit nga torturat.
Ata u bënë të ditur zyrtareve të shtetit se do të të bëjmë zhvarrosjen e trupit për ekspertizë të dytë.
Babai i Enea Ftoj: Ka dhunë barbare. Isha vetë në morg dhe i kam parë shenjat në trup dhe fytyrë. Unë i bëra foto djalit dhe ne fytyre kishte të ënjtura dhe shenja. Lajmin qe ai ndërroi jetë e mora vesh në gjykatë jo nga policia. Jemi te bindur qe është dhunuar. Do të bëjmë zhvarrosjen e trupit dhe te behet përsëri ekspertize. Do të bëjmë vetëgjyqësi. Do e kërkoj zgjidhjen e çështjes deri në vdekje. Fëmijët e Eneas i mori nusja dhe ka ikur nga shtëpia. Nuk na ka ndihmuar askush. Gjakun e djalit nuk ma ble askush.
Nëna e Enea Ftoj: Është ushtruar shume dhunë ndaj djalit, në krah, këmbë, fytyrë. Unë do ta kërkoj të drejtën e tij, dua ta zhvarrosin trupin. Dua eksperte nga jashtë qe te beje ekspertizën përsëri. Nuk vuante nga asnjë sëmundje. E takova ne paraburgim. Nusja hyri nga dritarja dhe Enea na tha qe po e rrihnin. Policia te hape kamerat. Do kërkoi vetëgjyqësi si nëna e tij.

Artikulli paraprakBerisha paralajmëron: Po mendoj largimin nga ky Parlament, është kthyer në institucion terrori
Artikulli tjetërFaqja e pare