Vdekja e Kryekomisarit te Kavalishenca/ Policët 5 pyetje për ministrin Lleshaj

Vdekja e kryekomisarit Bajram Hajdarmataj në tërmetin e 26 nëntorit, ka ngritur pikëpyetje të mëdha në lidhje me veprimet dhe mos veprimet që ishin ndërmarrë nga ministria e Brendshme për godinën e Kavaleshencën në Durrës. Godina ishte dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit, por siç raportohet, ndërhyrje nuk ishte bërë.

Shoqata e Punonjësve të policisë në lirim-2013 ka reaguar në lidhje me këtë situatë, duke i bërë 5 pyetje ministrisë së Brendshme.

Shoqata e Punonjësve të policisë në lirim-2013 ka reaguar në lidhje me këtë situatë, duke i bërë 5 pyetje Ministrisë së Brendshme së drejtuar nga Sandër Lleshaj.

Reagimi i plotë i Shoqatës së Punonjësve të policisë në lirim-2013

Në tërmetin e 26 nëntorit 2019 ndër viktimat ishte edhe Kryekomisar Bajram Hajdarmataj, i cili ndodhej në krye të detyrës në Kavaleshencë në Durrës.

Tre javë nga ngjarja e rëndë dhe ende nuk ka një reagim apo veprim nga ana e Ministrisë së Brendshme.

Ne si SH.P.P.L-2013 kërkojmë informacion në lidhje me çështjet si më poshtë:

  1. A u verifikua siguria e Kavalishencës nga Ministria e Brendshme pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, të na vihet në dispozicion dokumenti zyrtar që e provon këtë.
  2. Kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata?
  3. A u lajmëruan për konstatimet Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për gjetjet e ekspertimit?
  4. Nëse godina ishte vlerësuar si e rrezikshme, çfarë masash u morën nga drejtuesit dhe Ministria e Brendshme për të penguar aktivitetet, në mënyrë që të parandalohej pasoja me viktimë punonjësin e policisë Bajram Hajdarmataj?
  5. Kush dha urdhër që dhe pas konstatimeve që godina kishte dëmtime serioze të vazhdonin aktivitetet e punonjësve të Policisë së Shtetit?

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë detyrimin të reagojnë menjëherë me përgjigje serioze dhe profesionale për të gjitha pyetjet e shtruara më sipër.

 

Exit mobile version