Duke folur për BBC, shtator 1949 (sipas numrave) në foto: 1 – Petrit Kupi, 2- Sait Kryeziu (anëtar i Komitetit), 3 – Alfred Andoni, 4 – Valter Kohlarz, 5 – Mit’hat Frashëri (kryetar i Komitetit), 6 – Ihsan Toptani, 7 – Zef Pali (anëtar i Komitetit), 8 – Abaz Kupi (nënkryetar i Komitetit), 9 – Anton Logoreci, 10 -Tajar Zavalani, 11 – Nuçi Kota (anëtar i Komitetit)
Më 31 korrik 1949 – I njohur si babai i Nacionalizmit shqiptar; Mit’hat Frashëri zgjidhet kreu i Komitetit Shqipëria e Lirë. Në tetor ai vdiq (69 vjeç) nga një goditje në zemër në Hotelin Lexington në Lexington Avenue në Nju Jork (edhe teori komploti ekzistojnë rreth vdekjes së tij).
Në vitin 1945, kur komunistët morën pushtetin në Shqipëri, Mit’hati iku në Itali. Vitet e para të luftës së ftohtë i kaloi duke u përpjekur për të mbledhur së bashku një koalicion të forcave anti-komuniste shqiptare në Britani dhe Shtetet e Bashkuara. Kishte vetëm disa vite që i ishte rikthyer politikës.
Nën regjimin e Zogut në vitin 1925, Mit’hati e la jetën publike dhe hapi një librari në Tiranë. Ai vetë zotëronte një bibliotekë jashtëzakonisht të madhe private me rreth 20.000 vëllime, koleksioni më i madh në Shqipëri në atë kohë. Me shtrirjen e Gjermanisë dhe ndërsa Lufta e Dytë Botërore po bëhej e pashmangshme, Mit’hat filloi të mendonte për t’a përdorur këtë periudhë lufte për të krijuar Shqipërinë Etnike – ai themeloi Ballin Kombëtar.
Kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane, Mit’hat Frashëri shkroi: “Deri tani shqiptarët kanë jetuar shumë pak për veten e tyre; nga veprimtaria e tyre, gjaku i tyre, talentet e tyre kanë përfituar fqinjët e tyre. Ata kanë shenjtëruar të mirën e tyre për të mirën e të tjerëve. Tani ata duhet të jetojnë dhe.. punojnë për veten e tyre, për Shqipërinë e tyre”.
Bir i Abdyl Frashërit të famshëm, Mithati ishte një nga aktivistët më të rëndësishme të Zgjimit Kombëtar Shqiptar; në vitin1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe u zgjodh nënkryetar i Komisionit të Alfabetit – Mit’hat Frashëri është konsideruar nga shumë njerëz si babai i nacionalizmit shqiptar.