Dy protesta janë duke u zhvilluar paralelisht sot për vdekjen e 27-vjeçarit Enea Ftoi nga torturat në ambientet e Policisë së Korçës. Njera prej protestave para Ministrisë së Brendshme dhe tjera tek komisariati i Korçës. Vdekja e të riut ka ndodhur prej dhunës, shprehen familjarët, që nuk e kanë pranuar versionin e Policisë.Vëllai i Eneas ka deklaruar se trupi i tij kishte pasur dy thyerje. “Kur ne shkuam në gjykatë, Enea kishte vdekur. Duam drejtësi ose do të marrim vetë masa.”
E afërmja tregon: “Na çuan në gjykatë dhe na lexuan nene, nene, nene…në fund fare na thanë: Enea Ftoji vdiq!!!…
Si vdiq?! Ai ishte i fuqishëm! Por e kishte krahun e thyer, këmbën e thyer. Nusen e shtyu policia, i ka krahët e nxira ajo, kur u sul ta shikonte. Si vdiq vetë ai?! Ne do ta kërkojmë të drejtën tonë!”
27 vjeçari Enea Ftoj, baba i tre fëmijëve vdiq në qelinë e policisë Korçës si pasojë e torturave të instaluara në polici nga ministri Fatmir Xhafa, i cili njihet për torturat e tij në burgje gjatë kohës që ka punuar si hetues i Sigurimit të Shtetit. Të njëjtat metoda që xhelati Xhafa ka ndjekur në kohën e komunizmit, që “thyente kockat e të burgosurve”, po përdoren tashmë në polici me emërimin e tij në krye të Ministrisë së Brendshme.
Fatmir Xhafa gjatë regjimit komunist ka qenë hetuesi i Sigurimit të Shtetit në Krujë ku ka torturuar qytetarë në burgje.