Nga Sali BERISHA
Rritje dramatike me 41 dhe 46% e vdekshmerise perkatesisht ne Shkoder, Lezhe.
Vdekjet ne keto rrethe nga Covid19 jane 4 here me te larta se ato te raportuara.
Braktisja e Veriut nga Edvini, politike kriminale, liçence per virusin per tu perhapur dhe per te marre qindra e qindra jete njerezish ne keto rrethe.
Miq, skandali i fshehjes se vdekjeve nga covid19 arrin kulmin ne veriun e vendit. Nga Instituti i Statistikave njoftohet se Shkodra dhe Lezha rezultojnë qarqet që kanë pasur rritjen më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë përkatëse në tremujorin e tretë të këtij viti, në krahasim me korrik-shtator 2019.
Keshtu te dhënat e përpunuara nga Monitor, bazuar mbi statistikat e INSTAT për vdekjet në tremujorin e tretë dhe popullsinë sipas qarqeve tregojnë se rritjen më të lartë të jetëve të humbura në vend në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë e kishte Shkodra me një shtesë prej 8.4 vdekjesh për 10 mijë banorë. Në këtë qark, në tremujorin e tretë u raportuan 577 vdekje gjithsej, me një rritje prej 41%, ose 169 vdekje më shumë se sa ne korrik-shtator te vitit 2019.
E dyta, sipas të njëjtës llogaritje është Lezha (me një shtesë prej 7.8 për 10 mijë banorë), që ka parë një rritje të vdekjeve me 46% në krahasim me tremujorin e tretë te vitit 2019.
Keto te dhena jane deshmi e braktisjes se madhe te Veriut te vendit nga Edvin Kristaq Urrejtja ne kohen me te veshtire te tyre pandemise se covid19, te kufizimit maksimal te testimeve duke kulmuar me rastin e 18 testeve per 13 te semure ne Shkoder.
Kjo vdekshmeri, me e larta ne Shqiperi eshte gjithashtu rezultat i mospergjigjes nga 127 e drejtorit peng i Edvinit ndaj kerkesave te qytetareve per ndihme ne keto rrethe.
Denoj me ashpersine me te madhe kete qendrim politik çnjerezor perçares te Edvin Urrejtjes qe kushtojne qindra jete njerezish. sb