Vdekjet nga Covid-19/ Mjeku Dasho: Përgjegjësit e kësaj katastrofe duhen ndëshkuar!

Mjeku Erion Dasho, gjatë fjalës së tij në takimin me kryetarin e PD, Lulzim Basha me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, kërkoi ndëshkimin e të gjithë zyrtarëve që kanë gënjyer për shifrat vdekjeve nga pandemia.

Dasho: Përgjegjësit e kësaj katastrofe duhen ndëshkuar. Këto mijëra vdekje duhet të ndëshkohen. Thirrjet për qeverinë në vesh të shurdhër deri më 25 prill. Ndëshkimet nuk janë shpikje shqiptare. Ministrat në Francë e Itali janë përpara drejtësisë për keqmenaxhimin.

Basha: Kjo që po përjetojmë rezultat i një dështimi 8-vjeçar. Jo rastësisht jemi të tretët në botë për numrin e viktimave.

Dua t’ju garantoj një ndryshim të plotë të përqasjes pas 25 prillit. Kurrsesi nuk do të bëj vetë administrimin e pandemisë. Administrimin do t’ua lë në dorë profesionistëve. Këta profesionistë do të kenë shtetin në krah. Të gjitha mjetet në dispozicion për ekipin e menaxhimit të pandemisë. Komiteti përdoret si fasadë nga Rama. Profesionistët në ballë të administrimit, shteti në mbështetje.

Exit mobile version