Vdes foshnja në spital, babait i bie të fikët, policia e arreston

Një foshnjë ka ndërruar jetë në Pediatrinë e QSUT-së në kryeqytet. Burime zyrtare bënë me dije se foshnja që ndërroi jetë ishte 4 muajshe. Por lajmi i rëndë ka tronditur familjarët, ndërsa babai, shtetasi me inicialet V.Z. 36 vjeç, në kushte të vështirë psikologjike është rrezuar dhe ka dëmtuar monitorin kardiak të Reanimacionit.
Sipas të dhënave zyrtare që jep policia, V.Z., te urgjenca e Pediatrisë, duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të vdekjes së fëmijës 4 muajsh, aksidentalisht është rrëzuar. Megjithatë, sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo dramë, policia ka menduar t’ia shtojë hallet, duke nisur procedimin penal ndaj 36-vjeçarit.
Në njoftimi zyrtar, thuhet se ndaj V.Z. ka nisur hetimi në gjendje të lirë, pasi teksa është rrëzuar, ai ka dëmtuar monitorin kardiak të Reanimacionit. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Artikulli paraprakKapen me drogë në makinë dy shqiptarë në Itali
Artikulli tjetërMungojnë librat, nxënësit në Çermë nuk pajisen me tekste