Vdes gjyqtari që dënoi poetët e Librazhdit

Gjendet i vdekur prej tre ditësh në banesën e tij, ish-gjyqtari, që dënoi me vdekje dy poetët e Librazhdit, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. I vdekur prej tre ditësh, gjendet në banesë trupi i pajetë i ish-gjyqtarit Subi Sulçe. Burime të Policisë së Korçës bëjnë të ditur se mëngjesin e të mërkurës është marrë njoftimi se është gjetur në banesë trupi i pajetë i Sulçes. Kanë qenë fqinjët e tij që kanë bërë njoftimin. Nga ekzaminimet, mësohet se vdekja ka ndodhur rreth tre ditë më parë. Nga këqyrja e kufomës, thonë burimet e policisë, ndodhemi para një vdekje natyrale. Ish-gjyqtari në moshë të thyer, jetonte i vetëm.
Emri i Subi Sulçes është përmendur shpesh pas përmbysjes së diktaturës si kryetar i gjyqit të inskenuar ndaj dy poetëve të Librazhdit, Genc Lekës dhe Vilson Blloshmi, ndaj të cilëve dha dënimin kapital, me pushkatim. Më 13 korrik 1977, Subi Sulçe kryesoi seancën gjyqësore të mbajtur në kinemanë e qytetit të Librazhdit, ku për akuzën e fabrikuar të sabotazhit në ekonomi, u dënuan me vdekje poetët Genc Leka dhe Vilson Blloshmi.

Exit mobile version