Vdes laureati i çmimit Nobel dhe zbuluesi i HIV-it Luc Montagnier

Luc Montagnier, virologu francez i vlerësuar me çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 2008 për zbulimin e HIV (Virusi i Mungesës së Imunitetit të Njeriut) që shkakton AIDS-in, ka vdekur në moshën 89-vjeçare, njoftoi sot agjencia e lajmeve AFP.

Montagnier u nderua me çmimin Nobel së bashku me kolegen e tij Françoise Barré-Sinoussi, të cilët të dy punuan për Institutin Pasteur në Paris, ku izoluan virusin në fillim të viteve 1980.

Zbulimi formoi bazën për mjekimet e sotme kundër SIDË-s.

Montagnier u angazhua në një betejë të gjatë me virologun amerikan Robert Gallo për zbulimin e HIV-it dhe patentave përkatëse për testimin e virusit. Komiteti Nobel arriti në përfundimin se zbulimi ishte bërë në Francë.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvdes laureati i cmimit nobel dhe zbuluesi i hiv it luc montagnier%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Montagnier aplikoi për licensën që i jepte të drejtën për të kryer testin e parë të AIDS-it gjysmë viti përpara Gallo, megjithëse Gallo-s i ishte miratuar më herët nga zyra e autoritetit në SHBA. Konflikti u zgjidh në vitin 1994.

Gjatë viteve të fundit, Montagnier mbështeti ide të diskutueshme. Gjatë pandemisë së koronavirusit, ai sugjeroi që variantet mund të shkaktohen nga vaksinimi. Ai gjithashtu shprehu dyshimin se virusi ishte krijuar qëllimisht.

Artikulli paraprak“Shkodra nuk gabon, ndergjegjia e saj është aleati yt”. Gjekmarkaj mbështet Xhemal Bushatin
Artikulli tjetërPjesë e grupit të ‘skifterëve’ që grabitën mbi 60 banesa në Francë, 11 vite burg për Bardh Hotin