Vdes në QSUT adoleshentja, dyshohet se është helmuar

Një adoleshente ka humbur jetën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Viktima është A.M., 16 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është helmuar në banesën ku jetonte, gjatë ditës së djeshme. Kanë qenë të afërmit ata që e kanë gjetur të renë në gjendje të rëndë, duke e dërguar në spital.
Por pavarësisht ndihmës së dhënë, ajo ka ndërruar jetë në orët e pasdites së të martës. Nuk dihen ende rrethanat e plota të vdekjes së adoleshentes, ndërkohë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Policia po merr në pyetje familjarët e vajzës për të mësuar, nëse e ndjera kishte shfaqur ndonjë shqetësim. Për të hedhur më shumë dritë mbi vdekjen e adoleshentes, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për vlerësim.

Artikulli paraprakKukan: Shqipëria në krizë të thellë politike si Maqedonia
Artikulli tjetërHidhet në erë makina e djalit të drejtoreshës në Durrës