Një grua ka humbur jetën brenda autobusit të linjës ‘Tirana e Re’ në kryeqytet. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 15:00. Sipas policisë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca. “Më datë 20.12.2017, rreth orës 15:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Tiranë të Re, në autobus një shtetase ka humbur ndjenjat. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku ka rezultuar se në Tiranë të Re, brenda në autobusin e linjës Tiranë e Re, e ulur në një nga sediljet e autobusit, shtetasja L.F., 53 vjeçe, banuese në Dibër, ka humbur jetën. Sipas mjekut të ambulancës paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e “arrestit kardiak”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kryesore
Continue to the category“SORRENSEN- një dimension i ri në dialogun Kosovë-Serbi”
Nga Ardit Gjinali
I quajturi “Dialog Kosovë-Serbi”, proçes në nivel teknik dhe politik ku qëllimi fundor i shpallur mbetet normalizimi dhe njohja përfundimtare mes dy...