Vdesin dy të moshuar në Durrës

Dy të moshuar kanë gjetur vdekjen ditën e djeshme në qytetin e Durrësit. Fillimisht ka ndërruar jetë i moshuari nga Shijaku që mori plagë të shumta nga flakët në banesën e tij 4 ditë më parë. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se Hyqmet Shaqja ka vdekur dje më 25 janar në Spitalin “Nënë Tereza”, ku ndodhej i shtruar nën kujdesin e mjekëve që prej ditës që ndodhi tragjedia.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës më 22 janar, kur në banesën ku viktima jetonte me të birin në Shijak të Durrësit u dogj tërësisht si pasojë e një qiriri.
Familja Shaqja gjendej në errësirë të plotë për shkak se nuk paguanin dot faturat e energjisë elektrike. Fqinjët dhe familjarët thanë se i moshuari bashkë me të birin jetonin prej disa vitesh nën dritën e qiriut, pasi rezultojnë debitorë ndaj OSHEE-së dhe nuk kishin mundësi të paguanin faturat e energjisë.
Ndërkohë, një tjetër vdekje raportohet nga policia për një tjetër të moshuar në Durrës. 75-vjeçari me inicialet M. S., i cili aksidentalisht ishte rrëzuar nga shkallët e banesës të mërkurën, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

 

Exit mobile version