Vedat Muriqi objektiv i Napolit

Klubi italian është futur në garë për sulmuesin kosovar, të cilin e duan edhe Tottenhami e Lazio

Vedat Muriqi është bërë objektiv i klube të njohura evropiane.

Në garë për sulmuesin kosovar së fundmi është futur edhe Napoli.

Klubi italian e sheh prizrenasin si zëvendësues ideal të sulmuesit Arkadiusz Milik, i cili pritet të largohet nga “San Paolo”.

Mediat italiane e përshkruajnë Muriqin një lojtar me fizikus të shkëlqyeshëm, i cili ka aftësi të lojës në ajër, por edhe të kontrollimit të topit.

26 vjeçari pritet të largohet nga Fenerbahçe gjatë verës që vjen.

Klubi turk do ta shiste përfaqësuesin kosovar për 20 milionë euro.

Interesim për Muriqin kanë shfaqur edhe klubet angleze, Tottenham, Manchester United, Leicester City, Newcastle United, Burnley e Brighton.

Gjithashtu, ish-futbollistin e Rizesporit e pëlqen edhe Lazio në Itali.

Muriqi i ka realizuar 15 gola në 28 paraqitje këtë sezon deri tash me klubin nga Stambolli.

Fenerbahçe e kishte blerë Muriqin 3,5 milionë euro vitin e kaluar.

Por, paraqitjet brilante të dy sezoneve të fundit kanë bërë që vlera e tij të rritet dukshëm.

Artikulli paraprakBushati shpërthen kundër oiligarkëve dhe socialistëve, Ruçi i ndërpret fjalën
Artikulli tjetërNuk përmbahet Beqja! Pas “uljes së pagave e pensioneve”, ja çfarë kërkon tani