Veglat e Ramës në Prokurori: Do hetojmë kush na nxori sekretin, na prishën imazhin

E kishin mendur ta mabnin si sekret kapjen në përgjimet e blerjes së votave të kreut të qeverisë dhe bandës së tij në qeveri, ndaj edhe Prokuroria ka reaguar pas publikimit të skandalit të përgjimeve duke deklaruar se do të hetojë ata që nxorën sekretin.

Deklarata
Nisur nga publikimet audio te bera sot me date 17.06.2019 ne gazeten gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal.

Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara.

Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cënuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit.
DREJTUESI I PROKURORISË
DONIKA PRELA

Artikulli paraprakLubonja: Përgjimet treguan se qeveria është bandë, po e cojnë vendin drejt luftës
Artikulli tjetërRevolta ndaj përgjimeve, mijëra qytetarë vërshojnë drejt PD, gati…