Veliaj gënjeu aktorët, Rama firmos ligjin për prishjen e Teatrit pa asnjë ndryshim, territori do zaptohet nga kullat

 

Projektligji i ri i teatrit i miratuar dje nga qeveria është i njëjtë me projektligjinqë ka hartuar Ministria e Kulturës në fillim të qershorit, në ndryshim nga propaganda qeveritare dhe nga deklaratat e Kryebashkiakut Veliaj se projektligji i ri reflekton bisedimet me artistët dhe qytetarët.
Projektligji i hartuar në 8 qershor dhe ai i miratuar dje nga qeveria parashikojnë kalimin e tokës publike tek kompania private Fusha shpk, ndërtimin e Teatrit dhe ndërtimin e 6 kullave rreth tij.
Sipas të dyja projektligjeve:
Në ndërtesën e Teatrit Kombëtar nuk do të kishte ndërtim tjetër sipër. Projekti i studiosë BIG i bërë publik prej kohësh nuk parashikonte ndërtim sipër teatrit, por kulla shumëkatëshe përreth tij. Në projektligjin e ri, qeveria e ka specifikuar faktin që mbi godinën e teatrit nuk do të ketë godinë tjetër, duke ia shitur këtë artistëve si lëshim për kërkesat e tyre.
Toka publike në pronësi të Bashkisë Tiranë do të shpronësohet me negocim direkt me një kompani të vetme të paracaktuar,

Fusha shpk, përmes një ligji të veçantë. Ky i ligj i jep të drejtë kompanisë Fusha të mos i nënshtrohet procedurave të prokurimit publik, apo atyre të partneritetit publik-privat.
Komisioni që do të negociojë me kompaninë Fusha do të drejtohet nga Kryebashkiaku Veliaj. Bashkia Tiranë do të luajë rolin e “sekretares” së kompanisë Fusha shpk sepse do të jetë kompania Fusha ajo që do të diktojë termat e referencës së kontratës, pra çdo term dhe kusht:
“Neni 8, pika 1: Kontrata ndërmjet pronarit-shtet dhe partnerit privat duhet të përmbajë propozimin e paraqitur nga shoqëria “Fusha”, sh.p.k., sipas këtij ligji, i cili është vlerësuar nga komisioni negociator dhe do të jetë pjesë e pandashme e kontratës.”
Pra. përmbledhtazi:
Kompania Fusha shpk do të përfitojë truallin publik në pronësi të Ministrisë së Kulturës ku ndodhet sot Teatri Kombëtar dhe Teatri Ekserimental, si dhe tokën në pronësi të Bashkisë Tiranë ku sot ndodhet një parkim.
Kompania Fusha do të ndërtojë 6 kulla në gjithë zonën mes rrugëve Abdi Toptani dhe Murat Toptani, sipas hartës së mëposhtme.
Ndarja e zonës aktualisht
Sipas projekti sipërfaqja që do të zërë godina e re e Teatrit do të jetë më e vogël se njolla aktuale. Teatri i ri do të ketë një sipërfaqe prej 3 mijë metra katrorë, ndërsa 4500 metra katrorë tokë publike në pronësi të Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Tiranë.

Artikulli paraprakBasha: Betejë deri në largimin e Ramës!
Artikulli tjetërDash Shehi ia thotë troç Ramës në Kuvend: Shqipëria nuk ka mbetur në klasë po ka humbur vitin