Veliaj i tmerroi të gjithë

Nga Fitim Zekthi

Në gusht të vitit 1991, në ikjen e jashtëzakonshme të mijëra njerëzve me tragete për në Itali, ajo që tha një shqiptar kur zbriti në Bari tregonte llahtarinë e ndërtimit kriminal dhe qesharak të socializmit. Ai, kishte në dorë një trastë me një cope buke dhe një kokërr domate. Ai duke ngritur trastën lart iu tha gazetareve te RAI-it që ishin në port për të përcjellë ato ngjarje të pabesueshme se “ajo ishte pasuria e tij e vetme.” Ai tha se “pas tridhjete vitesh punë në Shqipërinë komuniste ai kishte vetëm atë trastë, një copë buke dhe një kokërr domate.”

Asgjë tjetër. Ky kishte qene komunizmi sa i takon aspektit të ekonomisë (nuk po flasim për krimet dhe genocidin). Sot 33 vjet pas rënies së komunizmit shumica e shqiptarëve janë pak a shumë si ai që zbriti ne Bari. Nuk kanë asgjë, nuk hanë dot as bukë, nuk shkollojnë dot fëmijët, nuk blejnë dot rroba dhe libra për ta, nuk blejnë dot ilaçe, nuk mjekohen dot. Pas 33 vitesh “ndërtimi të demokracisë”. Shumë e shumë shqiptarë nuk kanë asnjë lek ne xhep, janë në mjerim dhe te pashpresë, janë të poshtëruar dhe shkelur me këmbë. Kjo vetëm për një shkak. Kjo sepse qeveritë e këtyre 33 viteve, kryeministrat, presidentet dhe ministrat, kryetarët e bashkive dhe deputetët, drejtoret që ata emëruan, gjyqtarët dhe prokurorët që caktuan, së bashku me familjarët dhe madje farefiset e tyre etj e kthyen vendin ne fushë plaçkitjeje, vodhën vazhdimisht dhe me vjedhje mbajtën dhe mbrojtën pushtetin dhe vjedhjet.

Vjedhjet e tyre, paprekshmëria e tyre, arroganca e tyre, përbetimet e tyre hipokrite se ata ishin njerëzit që luftonin për te mirën dhe te drejtën u përplasën në fytyrat e njerëzve te thjeshtë duke i mjeruar ata, rregjuar dhe duke i poshtëruar ata.

Sot kur për herë të parë ata po shkojnë para prokurorisë sot kur për herë të parë ata kuptojnë që janë të prekshëm ata të gjithë bashkë nga çdo cep e ane po i turren egërsisht prokurorisë dhe gjykatës. Vajtja e Veliajt sot në prokurori duhet te këtë dhe ka tmerruar shume prej drejtuesve në ato 33 vite. Vajtja e Veliajt sot ne prokurori është një makth qe nuk mbaron për ata që janë shkaku i këtij mjerimi proverbial te popullit tone. Vajtja e Veliajt në prokurori ka mbjellë llahtari tek kushdo që e sulmon me gjithçka prokurorinë dhe gjykatën. Vajtja e Veliajt sot në prokurori e këtij njeriu që u kthye në simbol të fuqisë së pushtetit dhe të fuqisë për te blerë media dhe biznese, e këtij njeriu ku drejtoret e tij vidhnin gjithçka është padyshim pika e kthesës për gjithçka. Ai e simbolizon në çdo kuptim fuqinë e pushtetit, te blerjes se influencës, të atij që “duket i paprekshëm dhe në majë të majës se pushtetit”, te atij që e vranë dhe kthjellë.

Veliaj i tmerroi sot të gjithë ata qe e luftojnë SPAK dhe gjykatën. Ata qe sulmojnë prokurorinë dhe gjykatën, ata që në 33 vite me një zell dhe epsh të pakufi për pushtet dhe me një grykësi mizore për prona, për toka, për vila, për pallate dhe gjithëka tjetër materiale sot janë në ditë shumë të keqe. Ky vend, ku ky komb ka vuajtur shumë sidomos me lemërinë komuniste, ky vend u shkel me këmbë edhe këto dhe u la në baltë të ushqehet me baltë edhe në këto 33 vite bash nga politikanë si kryetari i bashkisë dhe ata që drejtuan për 33 vite.

Exit mobile version