Veliaj kërkon lekë nga nxënësit për të blerë pemë

Me urdhër të Veliajt arsimtarët dhe drejtoritë e shkollave të Tiranës që t’ju kërkojnë nga 100 lekë të reja për çdo fëmijë shkollor për të mbjellë pemë. Arsimtarët kanë kërcënuar fëmijët për të sjellë paratë e kërkuara nga Bashkia
Sot më kanë kërkuar para në shkollën e vajzës së madhe edhe në kopësht, tek e vogla. Arsyeja është, sepse Bashkia e Tiranës ka hapur një fushatë ku i kërkohet të gjithë prindërve të paguajnë para për të mbjellë pemë!
Kryebashkiaku i Tiranës ka urdhëruar arsimtarët dhe drejtoritë e shkollave të Tiranës që t’ju kërkojnë nga 100 lekë të reja për çdo fëmijë shkollor për të mbjellë pemë. Para një muaji e njëjta vlerë u është kërkuar për të përmbyturit. Nuk është fakultative, por detyrim për çdo fëmijë. Një mesazh denoncues pranë Nisma Thurrje bën të ditur se, arsimtarët kanë kërcënuar fëmijët për të sjellë paratë e kërkuara nga Bashkia. “Ka arsimtarë që nëse nuk e zbaton urdhrin mund të ulë notën dhe kështu që demoralizojnë fëmijët e shkollës. Publikoje ju lutem”, bëhët e ditur në denoncim. Kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çokallu shprehet se, janë të shumtë qytetarët që po denoncojnë një akt të shëmtuar që po ndodh nëpër kopshte dhe shkollat e kryeqytetit. “Qytetarët denoncojnë se, mësuesit e detyruar nga Drejtoria Arsimore po u kërkojnë me detyrim fëmijëve dhe nxënësve të paguajnë 100-500 lekë për të blerë e mbjellë pemë. Fëmijët kërcënohen se do të ndëshkohen nëse nuk bëjnë pagesën”, shkruan Çollaku në rrjetin social Facebook. Këshilltari demokrat ka publikuar emrin si dhe numrin e telefonit të koordinatores së këtij operacioni, siç e quan ai, e cila është specialiste pranë Bashkisë Tiranë. “Të shumtë janë qytetarët që po denoncojnë një fakt dhe një akt të shëmtuar që po ndodh nëpër kopshte dhe shkollat e Tiranës. Qytetarët denoncojnë se mësuesit e detyruar nga Drejtoria Arsimore po u kërkojnë me detyrim fëmijëve dhe nxënësve të paguajnë 100-500 lekë për të blerë e mbjellë pemë. Fëmijët kërcënohen se do të ndëshkohen nëse nuk bëjnë pagesën. I gjithë ky operacion i shëmtuar zhvillohet për të plotësuar grandomaninë e kryebashkiakut të Tiranës për të krijuar pyllin orbital të Tiranës. Koordinatorja e këtij operacioni të denjë për Kore të Veriut, sipas denoncimeve publike është znj Elta Islami dhe nr i telefonit 0696676794, Specialiste pranë Bashkisë Tiranë. Unë i kërkoj çdo prindi që të pyesë fëmijën nëse janë vënë në këtë formë presioni në çerdhen apo shkollën që frekuenton. Nëse ka ndodhur të mos hezitojë që të padisë penalisht edukatoren apo mësuesen që ka ushtruar këtë formë bullizmi ndaj fëmijës së tyre. Qyteti ka nevojë të gjelbërohet, por ky bullizëm nga Bashkia Tiranë vret qytetarinë..,dhe një qytet me pemë, por pa qytetarë është një qytet që nuk i duhet as dreqit”, shprehet Çollaku. Edhe deputetja demokrate Albana Vokshi ka publikuar në rrjetet sociale mënyrën sesi po detyrohen mësuesit të blenë me paratë e tyre pemët që mbillen në qytetin e Tiranës. “Skandali! Meqë po shohim çdo ditë Kryetarin e Bashkisë duke mbjellë pemë, shihni si i detyrojnë mësuesit edhe t’i blejnë vetë edhe t’i mbjellin pemët. Paratë i nxjerrin nga xhepat mësuesit për propagandën e vlefshme të Veliajt!”, shkruan Vokshi në rrjetin social.

Njoftimi i Bashkisë për fushatën e pemëve

Të nderuar drejtues të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës, po ju dërgoj tabelën, e cila do të shërbejë për t’u orientuar ju, si për zonën ku do të mbillni pemët, datën se kur do t’i mbillni por edhe për llojet e pemëve që mbillen në atë zonë. Pra, detyra juaj është t’i referoheni tabelës me kujdes, duke pasur përpara edhe referencat, e cila ju tregon se çfarë pemësh mbillen në zonën tuaj dhe në këtë mënyrë ju (të gjitha shkollat bashkë), si njësi bashkiake do të vendosni llojin e pemës që do të blini dhe sasinë e tyre. Duhet të veproni urgjent, pasi të martën e javës që vjen fillon ky proces i rëndësishëm, në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Tiranës, me shkollat e Njësisë Bashkiake Nr.1. Numri i telefonit të personit që do të jenë në kontakte të vazhdueshme me ju është Elta Islami 0696676794 specialiste pranë Bashkisë Tiranë. Për çdo paqartësi do të kontaktoni me të. Si shkolla të së njëjtës njësi bashkiake, menjëherë krijoni grupin tuaj në WhatsApp për të komunikuar për ecurinë e punës tuaj, qoftë për t’u marrë vesh për llojin e pemës, qoftë për sasinë që do të blini etj. Siç është grupi i drejtorëve me të cilin komunikon DAR me ju. Të më falni për sqarimet e shumta që po ju shkruaj, por kam që kjo përgjegjësi e marrë prej nesh të finalizohet me shumë sukses. Shkollat e mesme akoma nuk e kanë të përcaktuar vendin se ku do të kontribuojnë. Datat i kanë të përcaktuara. Njoftimi i saktë do të jepet në ditët në vazhdim.

Denoncimi i prindërve: Po na kërkojnë para që të mbjellë pemë Lali Eri

Arsimtarët tek shkolla “Pal Ëngjëlli” kanë kërcënuar fëmijët për të sjellë paratë e kërkuara ose do t’u ulin notën, ky ka qenë denoncimi i mbërritur në redaksinë e “Faxweb”, i cili na ka vënë në lëvizje për të pyetur në të tjera shkolla të kryeqytetit. Pak kohë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj shpalli nismën “100 mijë pemë deri në mars”. E pamë dhe të lagur nën shiun e ftohtë të disa ditëve më parë teksa po mbillte vetë disa pemë në Petrelë. Ndërkaq ftesës së kryebashkiakut për të mbjellë pemë i është përgjigjur vetë Ministria e Arsimit, e cila sipas burimeve të “Faxweb.al” ka shpërndarë një urdhër për të gjithë drejtoritë e shkollave: Çdo nxënës duhet të paguajë 100 lekë, ndërsa në shkollat jopublike nxënësve u janë kërkuar dhe 500 lekë. Kërkesës tonë për informacion, Bashkia e Tiranës iu përgjigj me refrenin: Na shkruani në [email protected] dhe do t’ju kthejmë përgjigje brenda 10 ditëve. Ndërkohë mbledhja “vullnetare” e parave nëpër shkolla vijon… Nga ana tjetër Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve kësaj nisme i ka vënë tashmë dhe emër: “Kurorat e gjelbërta të shkollave”, por sipas zërit zyrtar të kësaj ministrie kontributet nuk janë të detyrueshme.
“Kam dy fëmijë, as ata se dinë se pse duhet me pagu”, shprehet një nga prindërit e shkollës “Ali Demi”. Ndërsa për të kuptuar më shumë mjafton të pyesësh të moshuarin që shet patatina e ku prindërit ndalen të thyejnë lekët. Ndërkohë shumë syresh kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të paguajnë asnjë lek dhe se janë detyruar të bindin fëmijët e tyre për vendimin e marrë. “Sot më kanë kërkuar para në shkollën e vajzës së madhe edhe në kopësht, tek e vogla. Arsyeja është, sepse Bashkia e Tiranës ka hapur një fushatë ku i kërkohet të gjithë prindërve të paguajnë para për të mbjellë pemë!
Natyrisht që nuk dhashë asnjë lek, por m’u desh të bëj punë bindëse me vajzën time, e cila ndjehej në siklet që unë nuk po paguaja, si shumica e të tjerëve. Më duhet të them se kjo është një risi e një politike të pacipë që, përveç se na trazon stomakun çdo ditë nëpër ekrane me spektakël ordiner reklamash që fyejnë inteligjencën e publikut, por kërkon edhe t’ia paguajmë propagandën.
Për dijeni të Lali Erit, ne paguajmë taksa (të cilat, për më tepër, vetë Lali i ka rritur sa askush tjetër), me të cilat ai ka për detyrë të mbjellë pemë, të rregullojë rrugë, të ndërtojë shkolla e kopshte, të menaxhojë hapësirën e territorin, etj, gjëra këto që nuk i ka bërë. Lali Erit do t’i kërkoja t’i përdorë më mirë paratë e taksave të mia, e jo më t’i jap të tjera.
Kjo është bashkia me buxhetin më të pasur që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri (si pasojë kjo edhe e ndarjes së re të territorit), ndaj t’iu lypësh qytetarëve para për të kryer detyrën tëndë, është thjesht pafytyrësi”, shkruante pak ditë më parë Ergys Mërtiri.
Një tjetër qytetare Bruna Ismaili, aktiviste dhe prind një ditë më parë reagoi në Fb, duke u shprehur: “Erion Veliaj na është bërë si Shullazi, gjobvënës derë më derë të qytetarëve”.
Ndërkohë në oborret e shkollave “1 Maji” dhe “Ali Demi” prindërit na pohojnë që u janë kërkuar lekë.
“Do lekë Erion Veliaj që të mbjellë pemët, i ka detyruar të gjithë fëmijët. Mbeta duke thyer qindarka për prindërit”, shprehet një i moshuar që shet patatina para shkollës.
Ndërkohë nëndrejtoresha e shkollës “Ali Demi” nuk pranoi të komentonte edhe pse ishte në dijeni të nismës, duke na deleguar për te drejtoresha, e cila nuk ndodhej në zyrë, edhe pse ishte orar pune.
E njëjta situatë paraqitet dhe në shkollën “1 Maji”, po ca më keq roja nuk na lejoi të futeshim në ambientet e brendshme.
Sipas tij, drejtoresha kishte marrë urdhër që asnjë gazetar të mos hynte në ambientet e brendshme pa marrë autorizim nga ana e Drejtorisë Arsimore Rajonale. Edhe aty fëmijët e pranojnë haptazi që kanë paguar para.
E njëjta situatë paraqitet edhe në gjimnazin “Qemal Stafa”, ku gjimnazistët shprehen se i kanë paguar tashmë paratë për mbelljen e pemëve. Nga ana tjetër mesazhet vijonë të mbërrijnë në redaksinë e “Faxweb”.
Akoma më keq paraqitet situata në një nga shkollat private të kryeqytetit, ku prindërit shkruajnë se tarifa është edhe më e lartë, 500 lekë.
“500 lekë të reja për fëmijë me pretekstin e mbjelljes së ullinjve, si kontribut për vendin. Ata janë fëmijë ju duket sikur bëjnë diçka të mirë, nuk kuptojnë që ne paguajmë taksa, dhe shumë para për t’i shkolluar. Ka 3 ditë që janë marë lekët dhe nuk është mbjellë asgjë.
Nuk i kontrollojmë dot ku shkojnë këto lekë. Mbase shkolla kontribut për Bashkinë, jo për vetë shkollën. Mbase Bashkia kërkon kontribut nga bizneset, dhe këto e vjelin indirekt nga fëmijët, dmth direkt nga prindërit”, shprehet një zonjë.

Si po na i edukojnë fëmijët….

“Nisma e Ministrisë së Arsimit është ‘Kurorat e Gjelbra të Shkollave’, një nismë vullnetare që përfshin të gjithë skuadrën e Arsimit, por theksoj, pa detyrim ndaj askujt. Kjo nismë do shtrihet në të gjitha shkollat, e kemi nisur me shkollën e parë 9-vjeçare në Shëngjin, pak ditë më parë. Nisma të tilla janë dhe duhet të jenë pjesë e shkollave për të kultivuar brezin e ri me dashuri për natyrën”, thuhet në komunikimin zyrtar të MASR. Zoti kryebashkiak dhe zonja ministre, duke i detyruar të paguajnë do t’ua shtoni dashurinë për natyrën fëmijëve tanë?!

Artikulli paraprakPike i kërkon klubit të shesë sulmuesin
Artikulli tjetërI lumtur, tifozët më mirëpritën