Veliaj paguan me taksat tona biznesin me pronarë që fshihen në parajsa fiskale, por jo për sigurinë e fëmijëve në shkolla

Nga Albana VOKSHI

“1 miliardë lekë inceneratorin e Tiranës, por asnjë qindarkë shtesë për shkollat”

Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, paguan me taksat tona 1 miliardë lekë inceneratorin e Tiranës. Asnjë qindarkë shtesë për shkollat, por gjithçka për biznesin me pronarë që fshihen në parajsa fiskale.

1 milardë lekë për inceneratorin e Tiranës dhe asnjë pikë ujë dhe as një kallëp sapuni në shkollat e Kryeqytetit.

Erion Veliaj derdh 1 milardë lekë në kontot në parajsa fiskale, por nuk jep asnjë qindarkë për maskat falas për nxënësit dhe dezinfektimin e klasave.

Me 1 miliardë lekë që Erion Veliaj i ka paguar shtesë inceneratorit të Tiranës mund të ishin paguar edhe testet covid dhe ato sereologjike për mësuesit dhe stafet pedagogjike.

Çdo qindarkë e vjedhur në kurriz të banorëve të Tiranës do t’i kthehet kundër në 25 Prill. Dhe kushdo i përfshirë në këtë megaaferë do të shkojë para drejtësisë.

Exit mobile version