Ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk ka dalë me një vendim lidhur mbi Teatrin Kombëtar, bëhet e ditur se Erion Veliaj ka autorizuar fillimin e punimeve për Teatrin e ri Kombëtar, në kundërshtim të plotë me ligjin.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në një komunikim të fundit lidhur mbi këtë zhvillim, thotë se postieri i kryeministrit po provokon duke zyrtarizuar lejen për fillimin e punimeve te Sheshi i Teatrit, te vendi i krimit.
Aleanca shkruan më tej se ‘është vetëm populli që mund ta shpëtojë demokracinë, në ushtrimin natyror të sovranitetit të vet. Jemi besim plotë që te ne akoma ka energji për të luftuar, na duhet t’i aktivizojmë.
‘Miq e mbeshtetes te Teatrit, rreth 15 minuta me pare, postieri i Kryeministrit, kryetari anti-kushtetues i bashkise, klandestini pa atdhe qe nginjet si shushunje çdo dite duke aplikuar sistem mbledhjesh taksash si ai timarit, provokon duke zyrtarizuar lejen per fillimin e punimeve te Sheshi i Teatrit, te vendi i krimit, ne pasurine tone te perbashket, qe e mbajne rrethuar prej nje viti si shesh ndertimi..
Postimi ka vetem nje mesazh, ne nuk njohim asnje pushtet tjeter perveç nesh.
Nderkohe qe çeshtja po shqyrtohet ne Gjykaten Kushtetuese, dhe nuk ka nje vendim, mafia e ndertimit po i thote Gjykates, shih se ne e kemi marre vendimin, ju beni si te doni..
Kjo nuk ka asnje ndryshim se huri qe kemi ngrene ne kurriz, se gazi i lotsjelles i gulçeve, se fadromat mbi kokat tona, se automatiku drejtuar aktivisteve. Nuk ka asnje ndryshim!
Na takon ne te gjithe te tregojme se sa do e pranojme akoma kete perdhosje te lirive tona. Teatri eshte thellesisht çeshtje politike, e mos te mendoje njeri se do ushtroje gjuhen e aksionit politik, duke mos themelu aksionin e vet te kauzat. Te te gjitha!
Populli ka energji, eshte i pashtershem, eshte i njejti popull qe e mban Republiken ne kembe me pune e taksa, eshte vetem populli qe mund ta shpetoje demokracine, ne ushtrimin natyror te sovranitetit te vet. Jemi besim plote qe te ne akoma ka energji per te luftuar, na duhet t’i aktivizojme.
#drejtësipërteatrin
#teatriatykuishtesiçishte
#rrofteteatri’