Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, gjatë një dëgjese lidhur me projektin “Veliera” në Durrës, ka hasur një përplasje me përfaqësues të Shoqërisë Civile. Në fund të diskutimit aktivistët kanë bërë një veprim të papritur, duke nxjerrë një shirit me mbishkrimin “skenë krimi”, e kanë rrethuar ministren Kumbaro. Sipas përfaqësuesve të Shoqërisë Civile dhe arkeologëve, ministrja Kumbaro po shkatërron vlerat e trashëgimisë kulturore të Durrësit. Rasti i velerës në Durrës, është rasti tipik i moszbatimit të vendimeve të Gjykatës dhe tregon më së miri se sa i përkushtuar është kryeministri ndaj Reformës në Drejtësi. Gjykata e Durrësit ka ndaluar punimet në sheshin përpara portit për shkak të shfaqjes atje të një thesari të vërtetë arkeologjik që mendohet se zë fill gjatë periudhës së Bizantit. Mbi muret e kalasë që datojnë rreth viteve 450 të erës sonë, por derdhet beton, madje aty ku ka qenë Portiku i Vjetër është ngritur dhe një pallat shumëkatësh nga Vangjush Dako, dhe pjesa e murit është kthyer në lokal. Në asnjërin nga këto raste, ministrja e Kulturës nuk e ka ngritur zërin, megjithëse në varësi të saj është dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës. Veprimi i djeshëm i aktivistëve, ka të bëjë pikërisht me heshtjen e zonjës Kumbaro, e cila nga ana e saj ende nuk është shprehur për këtë masakër që po ndodh ditën për diell në qytetin simbol të lashtësisë. Janë më shumë se 12 mijë metra katrorë antikitet që po varrosen nën një projekt korruptiv betoni, që kalon nëpër betonieret e Vangjush Dakos, që ka zaptuar qytetin. Projekti 6 milionë dollarësh, në vend të përdorej për të varrosur kulturën antike të këtij mund të përdorej për zgjidhjen e shumë problemeve të tjera sociale që ka ky vend, i cili në renditjen e fundit të qyteteve më të varfëra në Shqipëri, u rendit i treti. Kumbaro vazhdoi të heshtëte dhe dje, ndërsa Rama, Dako dhe betonieret vazhdonin ta fundosnin lashtësinë, ta zhdukin atë përgjithmonë. Eshtë një masakër që nuk ka guxuar ta bëjë as diktatura, kur ngriti atë shëmtinë që quhet Pallat Kulture mbi rrënojat ilire. Të paktën, nuk e fundosi nën beton arkeologjinë siç po bën Dako. Në rast se lejohet të vazhdojë, atëherë kultura e këtij qyteti do të përballet me një dëm të parikuperueshëm dhe Durrësi përfundimisht do të fshijë një periudhë mjaft të rëndësishme të qytetërimit të tij. Për këto dhe shumë të tjera, Kumbaros iu vu dje shiriti “Skenë Krimi” nga ana e aktivistëve të Shoqërisë Civile, në takimin fasadë që kish thirrur me këta të fundit.
Kryesore
Continue to the category“Premtime piramidale janë kot pa luftë kundër korrupsionit”, Basha: Dilni nga...
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “Log” në Neës24 është shprehur se premtimet e partive të tjera politike janë kot sepse...