Vëlla Olsi po nxjerr Partizanin nga kategoria, skedinat të parat, tifozët përleshen në Korçë

Vëlla Olsi po nxjerr Partizanin nga kategoria. Partizani ka humbur sërish në Korçë dhe është në vendet e fundit të renditjes në kampionat. Që nga dita që vëlla Olsi ka mbërritur të drejtojë Partizanin humbjet janë shtuar. Ai akuzon arbitrimin. Në fakt për tifozët e Partizanit e para për vëlla Olsin është skedina jo Partizani.
Përleshje midis tifozëve të Skënderbeut dhe Partizanit. Vetëm pak minuta para së të niste ndeshja janë përleshur dy tifozëritë. Kanë qenë ata të Partizanit të cilët kanë sharë dhe gjuajtur me gurë tifozërinë korçare. Ngjarja para stadiumit te Korçës në momentin kur po tërhiqeshin biletat nga tifozëria e guerrilsave. Mësohet se janë shoqëruar në komisariat disa tifozë të Partizanit.
Korçarët kanë triumfuar në duelin më të fortë të kësaj jave, pasi kanë mundur të kuqtë me rezultatin minimal 1-0, falë autogolit të realizuar nga Gojkovic në të 62’, ndërsa durrësakët kanë ndalur Flamurtarin në barazim pa gola, 0-0.

Në një përballje mes dy skuadrave elitare, të udhëhequra nga dy trajnerë me nivel të lartë taktik e strategjik, në Korçë u zhvillua pasditen e sotme një sfidë e ekuilibruar dhe shumë e kujdesshme, ku vendosi vetëm një episod i minutës së 62’. Ishte pikërisht Gojkovic, ai që në tentativë për të fituar duelin me sulmuesin e Skënderbeut dhe me qëllim për të larguar rrezikun, ka goditur topin me kokë, duke e dërguar atë në portën e skuadrës së Partizanit, të mbrojtur nga portieri Alban Hoxha, absolutisht i pafuqishëm për të shmangur autogolin. Pas kësaj fitore, skuadra bardhekuqe shkon në kuotën e 49 pikëve, për të ruajtur e pashqetësuar kryesimin, ndërsa Partizani rrezikon vendin e 6-të, i kërcënuar nga Luftëtari që të dielën do të ndeshet me Vllazninë.

Starova: “Gabim fatal, vit i mbrapshtë”
Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova është shfaqur gati i dorëzuar, në përfundim të supersfidës ndaj Skënderbeut, e humbur minimalisht nga të kuqtë, me rezultatin 0-1. Një ndeshje që u vendos nga autogoli i Gojkovic në minutën e 62’, për të thelluar edhe më shumë krizën e rezultateve të Partizanit, që tashmë rrezikon edhe vendin e gjashtë, i kërcënuar nga Luftëtari që do të ndeshet të dielën me Vllazninë. Sipas trajnerit Starova, tashmë i rikthyer në pankinën e kuqe pas shlyerjes së gjysmës së pezullimit, ky duket si një vit i mbrapshtë për Partizanin, mungesa e rezultateve të të cilit është ndikuar edhe nga faktorë të jashtëm.
“Është e rëndësishme që skuadra luajti mirë. Por futbolli i ka këto, dikush gabon, edhe pse në rastin e sotëm ai gabim ishte fatal dhe na kushtoi rëndë. Duket se është një vit i mbrapshtë për ne. Nuk po arrijmë të grumbullojmë dot pikë, por jo vetëm për fajin tonë, apo për mungesë të fatit, por edhe për shkak të faktorëve të jashtëm. Ne kemi kontestuar arbitrimin dhe gjyqtarët. Sa i përket çështjes së Skënderbeut në UEFA, mendoj se UEFA dhe FIFA kanë humbur prej kohësh besueshmërinë, dhe nëse vazhdon kështu të gjithë ne jemi të humbur, jo vetëm Skënderbeu. Urojmë që të rigjejë rrugën”, deklaroi trajneri Sulejman Starova.

Exit mobile version