Vëllai i 6 motrave jetime i nxin fytyrën Ramës

Kryeministri Rama mashtroi shqiptarët duke dekalruar para pak ditësh në “Opinion” se gjetja e kujdestarit të 6 vajjzave jetime në Kukës ishte arritje e qeverisë. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha shkpas një mesazhi të marrë nga një qytetar nga Kukësi. Qytetari i ka dërguar një status të vëllait të 6 motrave dhe shkruan se, statusi që po ju dërgoj është goditje e drejtë përdrejtë ndaj kryeministrit Rama.
“Vëllai i 6 vajzave jetime i nxinë më tej fytyrën Ramës rrenacak!
Lexoni mesazhi e qytetarit dixhital si dhe statusin e vellaut te 6 motrave jetime!”, shkruan Berisha në një status së Facebook.
“Pershendetje doktor…
Statusi qe po ju dergoj eshte goditje e drejt perdrejte ndaj kryeministrit Rama i cili te marten ne emisionin opinion mori persiper gjetjen e kujdestarit duke ua shpalosur shqiptareve si arritje te qeverise. Statusi i publikuar eshte nga vete vellai i vajzave dhe i fton te gjithe Shqiptaret qe ta bejne share qe te mund ta demaskojme nje kryeminister si ai. Ketu me poshte keni statusin e vllaut te 6 vajzave jetime dhe foton e tyre”, shkruan qytetari.
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj u shpreh në emisionin ‘Opinion’ se rrogën e deputetit, për aq kohë sa do të jetë i tillë në Kuvendin e Shqipërisë, do t’a dhurojë për 6 vajzat jetime.
“Jam i detyruar dhe e bëj me kënaqësi që rrogën që e marr si deputet t’ua dhuroj këtyre vajzave për aq kohë sa unë të jem deputet”, tha Shehaj. Ai theksoi se kjo është shumë pak, pasi është i bindur se kjo nuk është zgjidhja.
Gjashtë motrat, pasi u vdiqën të dy prindërit, mbetën pa ndihmë dhe në mes të katër rrugëve.

Exit mobile version