Vëllai i këngëtarit të njohur jeton duke mbledhur kanaçe

Prej më shumë se 1 viti e gjysmë familja e Vilson Lulos në Gjirokastër jeton në një banesë gjysmë të rrënuar në lagjen “Punëtori”.
Një zjarr aksidental, i rënë në korrikun e vitit të kaluar, shkrumboi mundin e shumë viteve dhe e bëri shtëpinë të pabanueshme. Por pamundësia për të siguruar një tjetër strehë e ka detyruar kryefamiljarin Vilson Lulo, bashkëshorten dhe dy vajzat e tyre, të jetojnë në kushte tepër të vështira, në gërmadhat që ka lënë pas zjarri i disa muajve më parë.
Gruaja e shtëpisë, Entela Lulo rrëfen dramën që përjeton çdo ditë për të mbijetuar, pas asnjë të ardhur dhe në qiell të hapur.
“Po mbush dy vjet dhe unë po jetoj këtu, masa nuk ka marrë fare shteti. Ky është shteti? Të më ikin vajzat prostituta, unë i dua pranë vetes, ku t’i shpie unë ato vajza? Të më marrin rrugën e dreqit, që mezi i kam rritur në fukarallëk. Ata kanë turp të flasin se janë rritur tashmë. I lutem shtetit të vënë dorën në zemër, nuk humbet shteti për një tarracë. Se po ndihmojnë plot dhe duhet të kishin marrë masat. Unë dua ta bëj alarmante”, u shpreh e zonja e banesës.
Vilson Lulo është vëllai i këngëtarit të njohur gjirokastrit Petrit Lulo. Fatkeqësisht jeta nuk i ka buzëqeshur dhe ai është detyruar të dalë për të mbledhur kanaçe, për të siguruar bukën e gojës për familjen e tij.
“A mund të jetojë njeriu këtu në këtë ftohtësi, që kjo mund të bjerë. Se dhe ata që erdhën, inxhinierët thanë që këtu nuk jetohet, ik jeto me qira. Por ku e kemi punën ne që të jetojmë me qira”, u shpreh ajo. Apelit për ndihmë të familjes Lulo i bashkohen edhe fqinjët e tyre, të cilët kërkojnë një zgjidhje për të lehtësuar.

Artikulli paraprakGjermania në ndjekje të terroristit
Artikulli tjetërKapja e drejtësisë me qeverisjen e gjyqësorit