Vëllai i kryebashkiakut të Vlorës ndërtim në det me lejen e Ramës

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar një ndërtim pa leje që po bëhet nga Rama dhe kreu i Bashkisë së Vlorës. Ka qenë një qytetar nga Vlora që i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha për këtë skandal. “Qytetari dixhital denoncon: Ndërtimin pa leje në det mbi një mol të ndërtuar pa leje nga kompani me ortak vëllaçkon e Lelit dhe mbështetjen antiligjore të vetë Ramës. Këtu më poshtë keni mesazhin e qytetarit dixhital dhe fotot e ndërtimit!”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje Doktor Berisha! Në zonën e Radhimës po bëhet një ndërtim pa leje në një mol të ndërtuar pa leje. Në dijeninë time ndërtuesi është Sherif Durmishi, ortak i të cilit është vëllai i kryetarit të Bashkisë Vlorë, Eduart Leli me mbështetjen direkt të Edi Ramës. Ndërtimi po bëhet mbi molin (i cili dhe ky është pa leje) pa aprovimin e Këshillit Bashkiak pa leje dhe çertifikatë pronësie mbi tokën. Kjo bie në kundërshtim me planin urbanistik të Bashkisë Orikum të miratuar nga qeveria Juaj. Kjo pjesë e ndërtimit cenon dhe një pjesë të tokës time të trashëguar dhe me çertifikatë hipotekore konform ligjeve të shtetit në fuqi”, shkruan qytetari.

Exit mobile version