‘Vëllai’ i Ramës kërcënon me luftë Kosovën, po ku do futesh mor qyq, e harrove Sllobodanin?

‘Vëlla’i i Ramës në Serbi, Vuçiç ka kërcënuar me luftë Kosovën. Duket paska harruar ku ka përfunmduar Sllobodani, babi i tij i ish-Jugosllavisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë para gazetarëve se në mëngjesin e të enjtes (12 nëntor) ka pasur takim me ambasadorët e vendeve të Kuintit, dhe ka thënë që konflikti në Nagorno-Karabak ka treguar shembull se si është një konflikt i ngrirë dhe që kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë një katastrofë të vërtetë.

Grupi i Kuintit përbëhet nga: Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara

Ai theksoi që Beogradi duhet të punojë për arritjen e zgjidhjes përmes kompromisit me Kosovën. Siç ka porositur ai, Serbia edhe më tej duhet të forcohet ekonomikisht dhe ushtarakisht që të mund të ruajë vendin e saj në çdo moment nga agresorët potencialë.

“Por, porosia më e rëndësishme është porosia e paqes, dialogut dhe dëshirës që të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën dhe ta kuptojmë që zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut. Është më mirë që ta arrijmë më herët sesa vonë. Në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt”, ka theksuar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë ka thënë që ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit.

“Pavarësisht se si do të përfundojë kjo telenovelë që po e shikojmë”, theksoi Vuçiq.

Presidenti Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 4 shtator në Uashington, në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, kanë nënshkruar Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Si rezultat i asaj marrëveshjeje, zyra e Korporatës Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC) u hap në Beograd.

Thirrje për shumë pjesëtarë të pakicave në administratën shtetërore
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dërguar Qeverisë së Serbisë një “kërkesë apo lutje” që të ketë më shumë pjesëtarë të pakicave kombëtare në administratën shtetërore.

“Të mos jenë vetëm partnerët tradicionalë, partia e Ishtvan Pastorit, por edhe pjesëtarët e tjerë të pakicave kombëtare – romët, kroatët, boshnjakët. Ka mjaft përfaqësues të shqiptarëve, me të cilët mund të bisedojmë dhe do t’i lutesha ministres (Gordnana) Qomiq (ministre për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave dhe Dialogut shoqëror) që të ndikojë në përmirësim edhe më të fuqishëm të pozitës së pjesëtarëve të pakicave kombëtare”, ka deklaruar mes tjerash ai.

Artikulli paraprakE shkarkuan si Drejtor, merr shumën rekord të parave si kompensim, paguajnë shqiptarët
Artikulli tjetërPresidentja e Kosovës kërkon reagimin e NATO-s dhe BE pas kërcënimeve me luftë të Vuçiç