Edison ÇELA
Basha i ka mbeshtetur dhe po i mbeshtet ish te perndjekurit. Eshte nje moment i arte per kete shtrese. Basha ka krijuar nje fryme pozitive per te perndjekurit keto 3 vite dhe padyshim ka marre edhe ndonje kosto ne ekuilibrat brenda PD, pasi kudo ka konkurence.
Mos harrojme, qe edhe bashkevuajtesit tane nuk kane bere kaq per ne, kur kishin pushtet per te ruajtur ekuilibrat. Ndaj duhet vleresuar! Vota e te ish te perndjekurve eshte e konsiderueshme, por kjo shtrese e ka votuar PD edhe kur PD nuk tregonte vemendje ndaj te perndjekurve, mjaft te rrezohen bijte e komunisteve, pa te behet ç’te behet.
Kete e dime edhe ne, e di edhe cdokush ne PD. E di mire edhe PS pas deshtimit te eksperimenteve per te vjedhur elektoratin e te perndjekurve! Kjo eshte edhe arsyeja, qe PD na ka pare e do na shohe perjete si elektoratin e saj. Vemendja e Bashes ndaj ish te perndjekurve duhet pare me objektivitet e jo me subjektivizem. Ajo lexohet me teper si deshire e tij, per te cuar ne vend mungesen e vemendjes se PD, ndaj besnikerise se te perndjekurve ne keto 27 vite, borxhe, qe nuk i perkasin atij ne fund te fundit.
Ai ka ne mendje nje mozaik gjithperfshires ne PD, pasi PD ka qene e do te jete parti gjithperfshirese. Ndryshe nga PS, ku hierarkia dhe sistemi i karrieres tek ata, eshte ne baze te krimeve te gjysherve te tyre komuniste ndaj te perndjekurve!