Nga Taulanda Jupi
Koha e fjalëve ka mbaruar. Ka ardhur koha për veprim. Ka ardhur dita të kthejmë artin, kulturën dhe trashëgiminë në një industri kreative, funksionale dhe konkurruese. Të fuqizojmë artistët dhe krijuesit. Të vendosim kulturën në zemër të zhvillimit kombëtar.
Si do ta realizojmë këtë?








Institucione të reja do të krijohen, duke sjellë më shumë mundësi për artistët dhe krijuesit. Do të rivitalizojmë qendrat artistike në 61 bashki. Do të themelojmë qendra për art bashkëkohor, letërsi dhe libër. Do të ngremë Fondin për Kreditim Kulturor dhe Agjencinë Kombëtare të Librit.
Sepse kultura nuk është luks. Është themeli i lirisë. Është ADN-ja e Shqipërisë së të ardhmes.
Ne nuk do të presim më. Ne do të veprojmë. Dhe do të ndërtojmë Shqipërinë që meritojmë.