Vendi drejt diktaturës, shtatë organizma ndërkombëtarë japin alarmin: Në Shqipëri nuk garantohet liria e fjalës

Një delegacion i përbërë nga shtatë organizata globale që merren me lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve ka qëndruar në Tiranë në një mision ndërkombëtar mbi lirinë e shprehjes në Shqipëri.
Qëllimi i misionit ishte mbledhja e informatave rreth sfidave të lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit në Shqipëri.

Delegacioni është takuar me gazetarë; kryeredaktorë, përfaqësues të shoqërisë civile, organizata ndërkombëtare dhe ambasada të huaja të pranishme në Tiranë; dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshirë Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Delegaconi përbëhet nga Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), ARTIKULLI 19, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterët Pa Kufij (RSF) dhe Organizata e Medias së Europës Juglindore (SEEMO).

Në një raport paraprak të këtij delegacioni, del në përfundimin se gjendja e lirisë së media në Shqipëri është e rëndë.
Pjesë nga raporti për lirinë e Medias në Shqipëri:
Delegacioni gjeti se liria e shtypit në Shqipëri është në përkeqësim. Sulmet fizike të kohëve të fundit kundër gazetarëve kanë mbetur të pazgjidhura. Zyrtarët më të lartë publikë rregullisht përdorin gjuhë që ul vlerat dhe sulmon gazetarët kritikë.
Administrata publike, përfshirë zyrën e kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë Tiranë, nuk janë transparencë në ndërveprimin e tyre me median dhe kufizojnë aksesin e gazetarëve kritikë.

Legjislacioni i propozuar së fundmi i lidhur me median, përfshirë një skemë drakoniake rregullimi për median shqiptare dhe atë të huaj, nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Ne jemi të shqetësuar se Shqipëria, një demokraci, një Shtet anëtar i Këshillit të Europës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), dhe një vend kandidat për Bashkimin Europian, nuk po respekton detyrimet e saj për të garantuar dhe mbrojtur lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit siç kërkohet nga ligji shqiptar dhe instrumentet ndërkombëtare, përfshirë Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Exit mobile version